Edhe këtë vit, Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) mirëpret pranverën me koncertin e tij tradicional kushtuar kësaj stine. Më 24 mars, të dielën, në sallën "Bëllgaria" koristët do të interpretojnë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe vepra klasike dhe bashkëkohore. Programi i larmishëm përfshin si këngë fetare afrikano-amerikane ashtu edhe këngë tradicionale hebraike. Posaçërisht me kërkesë të publikut do të interpretohet "Rapsodia Boheme" i grupit Queen, me muzikë të Fredi Merkjuri, me aranzhim të Veselin Karaatanasov.
Bashkë me këngëtarët e rinj të Korit të Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecia Karamanova, në skenë do të jenë edhe interpretues të ftuar nga gjenerata të ndryshme: këngëtarët yje nga Kuarteti EVA, koristët dhe solistët e njohur prej kohësh të Korit të Radios për Fëmijë Demetra-Anxhalika (marimba) dhe Antonia Mirçeva (flaut), si dhe nxënësit e talentuar nga Shkolla Muzikore Kombëtare "Ljubomir Pipkov" Marina Mravova (piano) dhe Cvetomir Radev (klarinetë).
Mbetemi në një humor festiv pranveror me një nga këngët në repertorin e Korit të Fëmijëve të BNR-së - "Kalo, e dashura" të kompozitorit dhe dirigjent të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së Dimitër Hristov. Dirigjentе është Venecia Karamanova, solist - Kuarteti EVA.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..
Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..