Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi dhjetë mijë persona tentuan të kalojnë kufirin në katër muajt e parë

Gjatë periudhës janar - prill të këtij viti, 10 549 persona tentuan të kalojnë kufijtë për të hyrë në vend. Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për situatën e migracionit në vend, të publikuara në uebsajtin e departamentit,..

botuar më 24-05-23 12.27.MD
Borisllav Sarafov

FBI dekoroi të ngarkuarin me postin kryeprokuror të Bullgarisë

Drejtori i FBI-së, Kristofër Rej, dekoroi të ngarkuarin me postin kryeprokuror të Bullgarisë Borisllav Sarafov me certifikatë nderi për kontributin personal në bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Prokurorisë Bullgare dhe FBI-së në luftën kundër krimit..

botuar më 24-05-23 12.01.MD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Studiuesit bullgarë do të hulumtojnë pikturat shkëmbore në Algjeri

Arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov dhe shkrimtarja-udhëtare Severina Markova shkojnë në një ekspeditë në Algjeri dhe shkretëtirën e Saharës. Prof. Ovçarov tha para BNR se të dy po shkojnë në koleksionin më të pasur të pikturave shkëmbore në botë, në..

botuar më 24-05-23 11.08.PD