Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Alekeksander Frei nga skuadra e “Bazel”-it shënoi golin e dytë nga penalltia në portën e CSKA- së. Futbollistët e CSKA- së shënuan humbjen e radhës në Ligën Evropa si miq me 1:3.
Foto: BGNES
Skuadrat “Levski” dhe CSKA shënuan humbjen e radhës në fazën grupore të ligës së Evropës. Pas shumë problemeve, lidhur me disiplinën e futbollistëve, ekipi i CSKA filloi me shumë energji ndeshjen e tij si mik i ekipit zviceran “Bazel”, por mikpritësit arritën pa shumë mundim fitore me 3 me 1. U mbajt dhe ndeshja në Sofje midis skuadrës “Levski” dhe ekipit austriak nga Zalcburgu “ Red Bul”. Kampioni bullgar nuk arriti të fitojë asnjë pikë dhe humbi me 0 me 1.

Në mënyrë më të tensionuar zhvillohet kampionati ynë i brendshëm i futbollit. Pas javës së 12 në krye të tabelës me pika të barabarta – 28, janë CSKA dhe “Liteks”, pasi futbollistët e CSKA fituan ndeshjen kundër ekipit të kryeqytetit “Slavija” me 2 me 0, ndërsa ekipi i Loveçit – Liteks mundi ekipin “Çernomorec” me 2 me 1 në Burgas.

Ekipi i kryesuar nga Radostin Stojçevi “Trentino Betklik”, nga Trento Italia, fitoi titullin botëror të klubeve të volejbollit, pasi në finalet mundi Skra nga Polonia me 3 me 0 set. Matej Kazijski luajti si titullar për “Trentino” dhe shënoi 16 pika. Në rivalitet për vendin e tretë Zenit nga Kazani i Rusisë u imponua mbi Pajkan të Teheranit me 3 me 0 set.

Gjimnasti më i mirë bullgar Jordan Jovçev u zgjodh në Komitetin ekzekutiv të Bashkimit evropian të gjimnastikës në kongresin e 23 të centralit, që u mbajt në Tel Aviv. Në strukturat udhëheqëse të gjimnastikës evropiane gjetën vend akoma dy përfaqësues bullgarë. Marija Petrova u rizgjodh në komitetin teknik të gjimnastikës artistike, ndërsa Mariela Stojçeva u përfshi në Komitetin teknik të kërcimit mbi batut. Për president të ri të Bashkimit evropian të gjimnastikës u zgjodh francezi Zhorzh Gylzek, i cili u imponua mbi shefin e deritanishëm Dimitrios Dimitrupolos nga Greqia me 24 kundrejt 22 votave.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Ljubomir Kallçev dhe Evgenija Radanova

Shpresa e re e patinazhit me shpejtësi lavdëron Bullgarinë në një sërë kampionatesh

Ljubomir Kallçev fitoi medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë në Kampionatin Evropian të Patinazhit me Shpejtësi në Hungari. Trajner i tij është nënkampionia e dyfishtë olimpike Evgenija Radanova. I riu e zbuloi këtë sport olimpik rastësisht kur..

botuar më 22-01-16 11.15.PD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova kaloi kualifikimet për pjesëmarrje në Australian Open

Viktoria Tomova u kualifikua për skemën kryesor të Australian Open. Në Melburn, në raundin e tretë final të kualifikimeve, Tomova mundi 6-2, 6-1, Irina Maria Bara të Rumanisë e cila është numër136 në ranglistën botërore. Takimi zgjati 78..

botuar më 22-01-14 9.26.PD
Dimitër Berbatov

Berbatov do të luftojë sërish për të udhëhequr futbollin bullgar

Ekipi i kandidatit për kryetar në Bashkimin Bullgar të Futbollit - BFS Dimitër Berbatov dorëzoi dokumentet në selinë e futbollit që kongresi i rregullt më 18 mars të jetë zgjedhor. Në fund të vitit 2021, Berbatov njoftoi se kishte mbledhur..

botuar më 22-01-11 3.52.MD
Подкасти от БНР