Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarë bullgarë marrin pjesë në një projekt ndërkombëtar për ngrohjen globale

Pjesëmarrësit e ekspeditës së 18-të bullgare në Antarktidë
Foto: BGNES
Gjashtë shkencëtarë nga ekspedita e 18-të bullgare në Antarktidë u nisën për në bazën bullgare “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston. Bullgaria është një nga 30 shtetet në botë që kanë një bazë në kontinentin e akullt. Vendi ynë është dhe ndër të 28 anëtaret e përhershme të Marrëveshjes së Antarktidës, të cilat kanë të drejtën e votës dhe të vetos për fatin e kontinentit. Detyra e të gjashtë shkencëtarëve bullgarë është që të pajisin dy ndërtesat e reja, njëra prej të cilave do të jetë një laborator shkencor. Puna studiuese në Antarktidë do të vazhdojë tre muaj dhe në të do të marrin pjesë 23 shkencëtarë bullgarë. Çdo ekspeditë është e ndryshme, por mban emocionin e rinisë, sepse shumica e pjesëmarrësve janë të rinj, komenton prof. Hristo Pimpirev, udhëheqës i ekspeditës dhe drejtor i Institutit Antarktik Bullgar.

“Pjesa e dytë e ekspeditës që do të realizohet muajt janar dhe shkurt, do të fokusohet mbi programet shkencore. Do të punojmë mbi një projekt ndërkombëtar të lidhur me ngrohjen globale. Ai realizohet bashkë me Spanjën dhe Portugalinë dhe mbështetet nga BE-ja, sepse rajonet polare janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Me punën tonë do të sigurojmë rezultate shkencore për pjesën më të ftohtë të Tokës, të cilat do të ndihmojnë shumë që të kuptojmë shkaqet për ngrohjen globale. Kështu bashkësia shkencore do t’u japë politikanëve të dhëna të reja që të merren masa për parandalimin e këtij problemi botëror. Përveç kësaj do të punojmë mbi një projekt afatgjatë të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave. Do të studiojmë strukturën gjeologjike dhe mineralizimin rreth bazës, sepse kjo pjesë e Antarktidës është e pasur me resurse të ndryshme natyrore – ar, argjend, bakër. Paralelisht do të studiojmë ekologjinë dhe si prania e njeriut ndikon në këtë mjedis të pastër unik. Do të vazhdojmë dhe studimin e shumëllojshmërisë biologjike dhe botës kafshore.”

Projekti ndërkombëtar për ndryshimet klimatike, mbi të cilin do të punojnë shkencëtarët bullgarë, do të zgjatet 3 vjet. Ai financohet nga fondet shkencore të Spanjës dhe Portugalisë dhe është me vlerë afro 800 mijë euro. Për projektin u ble një motobarkë e re për bazën bullgare. Vitin e kaluar studiuesit bënë një sondazh 10 metrash në tokë në rajonin e bazës bullgare në ishullin Livingston dhe vunë sensorë për matjen e temperaturës në thellësi. “Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë se si është ndryshuar klima gjatë disa shekujve të fundit, si edhe të bëjmë prognoza për të ardhmen” – shpjegoi prof. Pimpirev.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD