Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zemra tërhiqet me zemrën

Foto: Qendra Ortodokse Rinore “Zemra të pastra”
Besimi, shpresa dhe dashuria janë tri virtytet më të mëdha dhe më të respektuara të krishtere. Në ato veti morale edukohen fëmijët në Qendrën Ortodokse Rinore “Zemra të pastra” në qytetin Smolajn. Qëllimi është të kënaqen nevojat shpirtërore në rajonin e malit Rodopa. Në qendër fëmijët e moshave të ndryshme së bashku krijojnë dhe mësojnë, njihen me tekstet e shkrimeve të shenjta të Ungjillit të Vjetër dhe të Ri dhe të zhvillojnë talentet e tyre. Ideja e krijimit të qendrës pranë kishën “Shën Visarion Smolenski” i përket peshkopit të Konstantijskut Antonij, i cili treton:

“Qendra Ortodokse Rinore “Zemra të pastra” ka katër seksione. Dega e parë është “Mësimi i fesë së krishtere”, ku fëmijët edukohen në virtytet kryesore të krishtere dhe mësojnë jetëshkrimet e shenjtorëve të krishterë. Në degën e dytë “Këndim koral” krahas këngëve fetare fëmijët mësojnë edhe këngë popullore dhe patriotike, që janë tradicionale për popullin dhe folklorin bullgar. Seksioni “Pikturim dhe arte figurative” zhvillon talentet e fëmijëve me ndjenje ndaj bukurisë. Me përsosjen e aftësive pikturuese fëmijët do të fillojnë të krijojnë ikona dhe tablo me subjekte fetare. Në seksionin e gazetarisë fëmijët botojnë edhe gazetë të vet, e cila mban emrin e Qendrës Rinore Ortodokse “Zemra të pastra”. Kjo është gazeta e vetme, e cila fund e krye krijohet nga fëmijë. Në faqet e saj ata shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre, qëndrimin ndaj fesë së krishtere ortodokse. Kështu kjo gazetë shfaqet një tribunë, që provokon fëmijët të paraqesin mendimet dhe pikëpamjet e veta, të zbulojnë botëkuptimin e tyre, të shprehin besimin dhe qëndrimin ndaj botës përreth.”

Qendra Ortodokse Rinore realizon projektin “Komunikim nëpërmjet krijimtarisë”. Ky projekt zbatohet pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës me ndihmën financiare të Fondit Social Evropian pranë BE-së. Në sajë të tij qendra zgjeroi veprimtarinë e vet duke krijuar pesë klube të reja – “Gdhendje në dru”, “Balet fëmijësh”, “Mjeshtri prej operatori”, “Regji e zërit” dhe klubi “Pse?”. Për emrin e klubit “Pse” peshkopi Antonij tregon:

“Fëmijët anëtarë të qendrës janë në moshë 6-13 vjet, pikërisht ato janë vitet, kur ata njihen me botën përreth dhe më shpesh drejtojnë pyetjen pse. Kjo na provokoi të krijojnë klubin “Pse”. Pedagogët tanë përpiqen, që të japin përgjigjen e saktë pyetjeve të fëmijëve, duke thyer shpjegimet e veta nëpërmjet teksteve të shkrimeve të shenjta dhe traditave të fesë së krishtere. Ata përpiqen të formojnë te ata virtytet morale të krishtere, kështu që fëmijët vet të formojnë botëkuptimin dhe të pajisen me edukata për fenë dhe botën. Fëmijët kërkojnë përgjigjet e pyetjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës, me ekzistencën, me të gjitha ato fenomene të panjohura për këtë moshë. Kështu pedagogët tanë kanë mundësi të shpjegojnë të gjitha dukuritë duke i thyer përmes prizmit të shkrimit të shenjtë.”

Dega e parë e Qendrës Ortodokse Rinore “Zemra të pastra” u hap në fshatin Momçillovci, që njihet me traditat e forta në fenë e krishtere. Dëshira më e madhe e peshkopit Antonij është, që klube të tilla të krijohen edhe në qytetet më të mëdha të malit Rodopa – Çepellare, Zllatograd, Rudozem etj. Ideja është që ato të përhapin dituritë e festë së krishtere dhe të edukojnë virtytet e krishtere të fëmijët. Mirë po, cila është rruga drejt zemrave të fëmijëve? Kësaj pyetjeje iu përgjigjet peshkopi Antonij:

“Mënyra e vetme për tërheqjen e zemrave të fëmijëve është që të sillemi ndaj tyre me dashamirësi dhe me sinqeritet, t’u dhurojmë atyre dashurinë tonë pa rezerva dhe të mos kursejmë forcë kur punojmë me ta. Dashuria është një virtyt e lartë e krishtere. Bëhet fjalë për atë dashuri, të cilën Jisu Krishti – Shpëtimtari i Njerëzimit, predikonte në mesë të njerëzve dhe për të cilën ai sakrifikoi jetën e vet që të lajë mëkatet e njerëzimit. Pedagogët tanë përveç se disponojnë një praktikë dhe përvojë të pasur, janë njerëz të edukuar në fenë e krishtere, në traditat e lashta të popullit bullgar. Në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të mbarë ekipit të Qendrës Ortodokse Rinore dhe me ndihmën e Zotit, ne arrijmë suksese të shumta. Më 21 nëntor – Ditën e Hyrjes së Hyjlindëses në Tempull, pra Festën e Familjes së Krishtere dhe të Rinisë Ortodokse, qendra mbushi një vit. Ky ishte një vit plotë vështirësi dhe prova të shumta, por në të njëjtën kohë edhe me shumë gëzime. Në fillim qendrën tonë e frekuentuan nja 10 fëmijë, tani një vit më vonë, tek ne mësojnë 90 fëmijë të moshave të ndryshme. 20 prej tyre janë nga Shtëpia Sociale në fshatin Shiroka Llëka. Qëllimi është që ata fëmijë të ambientohen në shoqëri. Ata fëmijë jetimë janë të privuar nga kujdeset e familjes, por në qendrën tonë ata kanë mundësi të bashkëpunojnë me moshatarët e tyre. Kemi dëshirë që në këtë mënyrë të tregojmë, se ata nuk dallohen nga moshatarët e tyre, se ata posedojnë gjithashtu talente dhe virtyte, të cilat duhet të zhvillohen. Në këtë mënyrë jetimët më lehtë mund të integrohen në shoqërinë tonë.”

Me rastin e Krishtlindjes fëmijët e klubit të gazetarisë botuan një numër special të gazetës “Zemra të pastra”. Në të mund të lexohen veprat më të mira të konkursin “Mrekullia e Krishtlindjes”. Prapë me rastin e Lindjes së Zotit Jisu Krisht, fëmijët e klubit “Pikturim dhe arte figurative” organizuan një ekspozitë bamirëse, ku ofruan për shitje veprat e tyre. Me paratë e mbledhura ata do të blejnë materiale për punën e tyre të mëtejshme. Kështu fëmijët edukohen të vlerësojnë dhe të respektojnë punën e vet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD