Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka bullgarë të lumtur?

Është fakt, se disa njerëz janë të lumtur, edhe megjithëse janë të varfër dhe nuk kanë asfare perspektivë, ndërsa të tjerë vazhdimisht janë të zymtë pa marrë në konsideratë a janë të favorizuar nga fati ose jo.
Foto: Veneta Nikolova
Ç’ përbën lumturia? Një gjendje e përhershme e shpirtit ose vetëm një çast, i cili ikën shumë shpejt? Pasuri të pafund, nderime, ndjenja se je më i miri ose, thjeshtë, ndjenja se të gëzojnë gjërat më të imta në jetë si një gotë me verë të shijshme, buzëqeshja e të dashurit ose kënga magjepsëse e gjinkallave gjatë natës së ngrohtë të verës? Secili prej nesh e ka përfytyrimin e vet për lumturinë dhe kënaqësinë. Një projekt madhështor evropian për studimin e opinionit publik përpiqet të përvijojë kriteret e përgjithshme për ndjenjën e lumturisë. Duke u bazuar mbi to del se, ne, bullgarët, nuk jemi ndër evropianët më të lumtur. Pse?

Është fakt, se disa njerëz janë të lumtur, edhe megjithëse janë të varfër dhe nuk kanë asfare perspektivë, ndërsa të tjerë vazhdimisht janë të zymtë pa marrë në konsideratë a janë të favorizuar nga fati ose jo. Bëhet e qartë, se ne, bullgarët, i përkasin kategorisë së dytë, tregojnë rezultatet e studimit sociologjik evropian bërë para pak kohe (European Social Survey – ESS), i cili kishte për qëllim të tregojë se sa të lumtur janë popujt evropianë. Bëhet e qartë gjithashtu, se ne jemi te fundi i të gjitha klasifikimeve, të lidhura me shkallën e kënaqësisë për statusin social dhe për institucionet shtetërore. Sipas analizës krahasuese mezi 22 për qind prej bullgarëve e përkufizojnë veten si të lumtur. Por kjo shifër është me disa herë më e vogël në krahasim me shtetasit e vendeve më të vjetra anëtare të BE. Koeficienti mesatar i lumturisë atje tejkalon 80 për qind. Standardi jetësor dhe ndjenja e sigurisë janë përcaktuese për lumturinë tonë – janë të mendimit sociologët. Edhe në këtë drejtim bashkatdhetarët tanë nuk janë të kënaqur. Vetëm 30% prej tyre kanë deklaruar, se jetojnë normalisht në kushtet e krizës financiare, ndërsa besimi ndaj politikanëve, policisë dhe sistemit gjyqësor në vendin tonë është në nivelin më të ulët në gjithë Evropën.

Është vështirë lumturia të lidhet me statistikën e thatë dhe kriteret e përgatitura nga ekspertët. Që në shekullin XVII filozofi i njohur francez Francoais de La Rochefoucauld ka thënë, se njeriu kurrë nuk është aq i lumtur ose i palumtur, se sa e përfytyron vetë. Kjo maksimë vlen plotësisht për ne, bullgarët, që jemi të njohur me prirjen të ankohemi dhe të dramatizojmë edhe pengesat më të vogla që kanë dalë në rrugën tonë. Është fakt, se vitet të fundit të tranzicionit me krizat ekonomike të njëpasnjëshme e shfuqizuan dhe e ulën besimin e bashkatdhetarit tonë. Problemi, sipas sociologëve, është, se ende një pjesë e madhe e bullgarëve shpresojnë shumë për shtetin dhe për rrethanat e jashtme, në vend që të drejtojnë vet fatet e tyre. Dhe ky qëndrim paternalist ndaj shtetit, i trashëguar që nga koha e totalitarizmit i bënë njerëzit më pasiv dhe të pasigurt.

Por gjërat nuk janë ashtu për përfaqësuesit e brezit të ri të bullgarëve. Në dallim nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata nuk interesohen shumë për rritjen e çmimit të ngrohjes, për luftën e pasuksesshme kundër korrupsionit ose kur do të kapërcejmë krizën. Ata nuk mbeten në mbrëmje si të hipnotizuar para ekranit të televizorit, nga i cili dredhen lajme negative për vjedhje, katastrofa klimatike dhe konflikte politike. Pra, mjafton të bëni një shëtitje nëpër Sofje, në dyqanet dhe restorantet e plota, për t’u bindur se jo të gjithë në Bullgari janë infektuar me humorin e keq dhe pesimizmin kronik. Sepse megjithë krizën ekonomike të radhës dhe të gjitha statistikat, bullgari ka vërtetuar se është i qëndrueshëm dhe energjetik, se mbijeton në të gjitha situatat dhe gëzon jetën – të tillë siç është.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Veneta Nikolova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD