Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 marsi – Festa kombëtare e Bullgarisë – Dita e çlirimit

“Beteja për grykën Shipka”, piktor Dimitër Gjyxhenovi
Foto: Архив
Me 3 mars te vitit 1878 në qytezën Shen Stefano, jo larg kryeqytetit te Perandorisë osmane, u nënshkrua Traktati i Paqes që i dha fund luftës ruso-turke. Fitorja e Rusisë i dha fund sundimit turk mbi trojet bullgare. Data 3 marsi i vitit 1878 u bë kufiri midis dy epokave, midis robërisë dhe lirisë. Tre marsi hyri në kalendarin festiv të bullgarëve si Dita e Çlirimit, Dita e parë e Bullgarisë së re. Rëndësia e madhe historike dhe ngarkesa e lartë emocionale e kësaj dite janë arsye të mjaftueshme qe ajo të jetë Festa kombëtare bullgare.

Parahistoria e ngjarjeve të viteve 1876-1878 përfshin pesë shekuj të luftërave dhe të shpresave. Populli bullgar i bënte ballë robërisë përmes çetave komitësh, përmes rebelimeve lokale dhe përmes pjesëmarrjes në revolucionin kombëtar të përgjithshëm ballkanik. Në fillim të viteve 70 të shekullit te 19 revolucionarët bullgarë drejtuan forcat e popullit në aksion të përgjithshëm të armatosur popullor. Qëllimi i këtij aksioni ishte qe populli bullgar, vet, pa ndihmë të huaj të fitojë lirinë e tij. Këta ishin jo vetëm burra të guximshëm, por edhe politikanë largpamës. Ata shpresonin jo aq në fitore në një betejë të drejtpërdrejtë të armatosur me Perandorinë osmane sesa në efektin e gjerë politik të revolucionit popullor. Ngjarjet që pasuan koencidojne plotësisht me pritjet e tyre.

Kryengritja e prillit e vitit 1876 me vetsakrificën e bullgarëve në luftën dhe me vuajtjet e mëdha gjatë shpartallimit të saj u bë sfida më e fortë para Evropës humaniste dhe para Rusisë, mbrojtëse tradicionale e popujve të krishterë ballkanik, të robëruar nga sulltani. Nën presionin e Lëvizjes shoqërore probullgare, kabinetet evropiane u morën me projektimin e varianteve dhe të kushteve për krijimin e shtetit bullgar. Por të gjitha tentativat për zgjidhje paqësore të çështjes bullgare ndeshën me mos dëshirën e Stambollit të ndahej me provincën e tij më të bukur evropiane. Nyja e ndërlikuar mund të çthurej vetëm me forcën e armës. Erdhi ora e Rusisë. Në këtë moment historik interesat e saj gjeopolitike ishin zbutur nga solidariteti popullor ndaj bullgarëve dhe nga vullneti i shprehur publikisht për ndërhyrje aktive në zgjidhjen e çështjes bullgare.

Në atmosferën e entuziazmit të paparë shoqëror filloi lufta më e ndershme dhe më fisnike në historinë e carizmit rus, luftë e cila u bë edhe dyluftimi më i ashpër midis dy perandorive. Ushtria turke kishte përparësi në teknikë luftarake, por rusët mund të shpresonin në një aleat të pazëvendësueshëm – popullin bullgar dhe vullnetarët e tij. Fati i luftës u zgjidh në gusht të vitit 1877 në grykën Shipka të malit Stara planina, ku ushtria turke krijoi një situatë kritike për zhvillimet e mëtejshme të luftës. Por burrëria e pa shoq e repartit të pakët në numër të vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rus e kthyen ecurinë e luftës. Përleshjet epike treditore evituan tentativat e turqve që të pushtojnë grykën dhe kaluan në kundërsulm. Kështu lufta e provokuar nga bullgarët u bë lufta e tyre çlirimtare, ndërsa fitorja mishëroi aspiratat dhe justifikoi sakrificat e dhjetëra brezave që ëndërronin ta shohin diellin e lirisë.

Traktati i paqes i Shën Stefanos, firmosur me 3 mars të vitit 1878, sanksionoi dy qëllimet kryesore të revolucionit kombëtar bullgar – çlirimin kombëtar dhe bashkimin kombëtar. Por gjatë po atij viti ajo që u arrit në betejën e luftës ishte përgënjeshtruar në Berlin nga fuqi e mëdha. Kabinetet evropiane copëtuan territorin e Bullgarisë dhe në këtë mënyrë provokuan sprova të reja për popullin bullgar. Por asgjë nuk ishte në gjendje të errësonte parimet e drejtësisë historike që triumfuan më 3 mars dhe që i ofruan kombit bullgar atdheun e tij. Në këtë ditë përmblidhet edhe mirënjohja bullgare ndaj ushtarëve rus, rumun, ukrainas dhe finlandez që kontribuuan për suksesin e kauzës çlirimtare bullgare. Mirënjohja e bullgarëve nuk është vetëm në shpirtrat, por edhe në qindra lapidaret që shënojnë vendet e betejave të ashpra në Luftën çlirimtare dhe ngrenë shtat në tokën bullgare për jetë si një betim kundër çdo robërie.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD