Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tempulli i të pavdekshmëve” në fshatin bullgar Starosel

Tempulli më i madh i trakëve në Evropën Juglindore ndodhet në fshatin Starosel
Foto: BGNES
Afër vendpushimit Hisarja, në fshatin Starosel (Bullgari Jugore) ndodhet tempulli më i madh i trakëve në Evropën Juglindore. Ai është zbuluar para 10 vjetëve nga arkeologu i njohur bullgar dr. Georgi Kitov në tumën e Çetinjos dhe është një prej monumenteve madhështore të arkitekturës trake – me një gardë prej guri, me shkallë parade dhe godinë të madhe me kupolë të rrumbullakët. Gjatë viteve 2008 e 2009 ekipi arkeologjik, i cili atëherë udhëhiqej nga dr. Ivan Hristov, studionte tumën afër tempullit. Shumë të rëndësishme për datimin e saktë të pajisjes madhështore janë provat, të cilat arkeologët morën nga vendi ritual. Ky vend ndodhet në zemrën e tumës dhe është në nder të perëndeshës Hestia – mbrojtësja e vatrës dhe familjes. Njerëzit e lashtë e kanë nderuar, duke i dhënë dhurata të veçanta – figura të gdhendura prej guri me formën e bukëve të madhe. Trakët kanë besuar se perëndesha do ta ruajë tempullin e tyre. Sa u përket provave nga vendi ritual, arkeologët i dërguan për analiza në Universitetit të Haidelbergut, Gjermani. Përgjigja erdhi pas disa muajsh.

“Sipas të dhënave tuma dhe tempulli janë ndërtuar pas viteve 358-350 p. K. – tregon dr. Ivan Hristov, d.m.th. në kohën e Filipit të Maqedonisë”. Atëherë në këtë rajon sundonin mbreti Amatok i Dytë i fisit trak të odrisëve (359-351 p. e. r.) dhe djali i tij Teresi i Dytë (341-339 p. e. r.), i cili është rrëzuar nga Filipi i Maqedonisë. Në kohën e këtyre sunduesve trakë filloi ndërtimi i tempullit madhështor, i cili sot ndodhet në Starosel. Fshati është një qendër kulturore, në të cilën ka shumë monumente nga shekulli IV p. K. Gjatë vitit 2005 në majën Kozi gramadi të malit Sredna gora zbulova një vendbanim mbretëror. Ai është asgjësuar gjatë ekspeditave të Filipit të Maqedonisë. Por prania e tij dëshmon se në këtë rajon ka ekzistuar një qendër politike e trakëve. D.m.th. rajoni është shumë interesant për studime në fushën e trakologjisë dhe arkeologjisë. Sivjet do të rifillojmë studimet në vendbanimin mbretëror. Kështu do të bëhet lidhje midis tumës së Çetinjos dhe monumenteve lart në mal.”

Studiuesit e quajtën pajisjen madhështore të tumës “Tempulli i te pavdekshmëve”. Pse – shpjegon dr. Ivan Hristov:

“Në këtë tempull janë bërë rituale, të lidhura me pavdekshmërinë e sunduesve trakë, rituale, për të cilat dimë nga burimet e shkruara. D.m.th. pas vdekjes së sunduesit, ai bëhet gjysmëperëndi dhe është nderuar në mënyrë të caktuar. Vetë varrimet e sunduesve kryheshin në vendet e tjera. Një varrezë e tillë është zbuluar nga arkeologu dr. Kitov në tumën e Pejços, e cila ndodhet në rrëzë të tumës së Çetinjos. Mund të bëj krahasim me katedralet e mbretërve francezë, ku ata janë vendosur përkohësisht, ndërsa varrezat e tyre kanë qenë afër katedraleve. Tempulli pranë fshatit Starosel ka kryer funksione të ndërlikuara dhe të ndryshme. Ai me siguri ka shërbyer përfaqësuesit e dinastisë së odrisëve nga shekulli IV p. K.”

Sipas arkeologut tempujt e lashtë të trakëve në këtë rajon janë lidhur me një trase, e cila i ngjan Udhës së shenjtë për në Delfi.

“Tempujt nuk ekzistojnë të izoluar – thotë ai. – Rreth tyre ndërtohen komplekse, ku besimtarët dhe pelegrinët kryejnë shërbesat fetare. Kështu formohet një territor i shenjtë. Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për rituale, të cilat janë lidhur me pavdekshmërinë dhe besimet e trakëve në jetën pas vdekjes. Kemi për qellim ta studiojmë trasenë e të ashtuquajturës Udha e shenjtë, e cila ka kaluar deri në vendbanimin mbretëror të kreshtës së malit Sredna gora.”

Udha e lashtë mund të bëhet një itinerar interesant për monumentet në rajonin e Staroselit, pohon dr. Hristov. Sepse për të qenë e plotë njohuria për kulturën e trakëve, njeriu duhet të vizitojë jo vetëm një prej objekteve, por tërë hapësirën.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD