Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simboli i ri turistik i Sofjes

Në qendrën e Sofjes pranë njëra tjetrës ndodhen Kisha ortodokse Shën Nedelja, katedralja katolike Shën Josif, sinagoga dhe xhamia.
Foto: Maria Dimitrova
“Sofja – urtësi në veprim” – ky është simboli i ri i kryeqytetit bullgar. Ai do të bashkojë urtësinë shpirtërore të tre feve – të krishterimit, judaizmit dhe islamit, që ushtrohen në katër tempujt në qendrën e Sofjes. Kisha ortodokse Shën Nedelja, katedralja katolike Shën Josif, sinagoga dhe xhamia ndodhen pranë njëra tjetrës. Të bashkuar në simbolin e ri ato do të shprehin specifikën e kryeqytetit tonë si një model i tolerancës fetare. Për këtë qëllim do të bëhet një maket i katër tempujve, i cili do të vendoset në nënkalimin midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave si pjesë e projektit kulturor antik “Serdika”.

“Në përkthim nga greqishtja Sofja do të thotë urtësi”, tha në prezantimin e projektit autori i tij Sëni Sëninski dhe shtoi: Mesazhet që mban, me siguri janë më shumë nga ato që ne i përfytyrojmë. Ekspozita me maketin do të përfshijë një sistem interaktiv me tinguj, sistem ndriçues, shesh të vrojtimit, një konstruksion mbulimi dhe sallë spektatorësh. Maketi do të përfshijë kryesisht katër tempujt në shkallë 1:25 (që do të thotë pak më shumë se 1 metër katror për secilën godinë), ndërsa të gjitha godinat e tjera në qendër vetëm do të markohen. Tërë instalimi do të vendoset në një sipërfaqe prej rreth 100 metrash katror. Godinat rreth tempujve i kemi markuar në ngjyrën gri, ndërsa tempujt janë të bardhë për të spikatur funksioni i tyre. Konstruksioni i mbulimit do të përbëjë një vitrinë qelqi. Në bazamentin e postamentit do të ketë katër doreza telefoni dhe tabela informative për secilin tempull. Kështu vizituesit dhe spektatorët do të mund të zgjedhin opsionet një nga një, për të dëgjuar informacionin për secilin tempull veç në pesë gjuhë të ndryshme. Do të mund të dëgjojnë dhe pjesë prej meshës që shërbehet brenda. Informacioni do të prezantohet në gjuhët bullgare, frënge, gjermane, angleze dhe ruse.”

Disa programe me dritë që alternohen do të formojnë sistemin e ndriçimit që të mund të shihen perspektivat e ndryshme të tempujve. Me anën e ndriçimit do të krijohet përshtypja për ndërrimin e objekteve gjatë orëve të ndryshme të ditës. Në shkallët që shpien tek sheshi i vrojtimit të maketit, do të vendosen fjalët: fisnikëri, tolerancë, durim, dialog dhe dituri. Ato do të çojnë tek një teleskopi i montuar në vet mesin e sheshit. Me anën e tij do të mund të shihet mbishkrimi, i vendosur në zemrën e maketit me germa shumë të vogla: “Sofja – urtësi në veprim”. “Projekti do t’u japë mundësi njerëzve të kuptojnë, se në diametër prej 1 km ndodhen simbolet e disa feve të ndryshme, tha kryebashkiaku i Sofjes Jordanka Fandëkova:

“Kur Sëni Sëninski parashtroi idenë e vet, unë reagova në mënyrë pozitive – tha ajo. Projekti koencidon plotësisht me prioritetet dhe objektivat që i kemi vënë vetës për prezantimin dhe shndërrimin e Sofjes në një destinacion interesant turistik dhe në qendër të turizmit kulturor. Sofja ka potencial për këtë. Unë personalisht ndjek gërmimet në qendrën e qytetit dhe rinovimin e disa godinave. Detyra jonë është të prezantojmë potencialin e Sofjes. Ajo ka potencial dhe është një prej qyteteve më tërheqëse dhe më të lashta evropiane. Prandaj edhe projekti është orientuar në këtë drejtim – të tregojmë atë që në kanë lënë paraardhësit tanë. Sofja është simbol i tolerancës etnike dhe fetare dhe kjo është vënë në strategjinë e zhvillimit të saj si destinacion turistik. Kjo është mënyra që ta tregojmë gjithnjë e më shumë njerëzve dhe të edukojmë fëmijët dhe të rinjtë që banojnë në Sofje.”

Në përfundim Jordanka Fandëkova shprehu shpresë që projekti të përfundohet për 132 vjetorin e kryeqytetit tonë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD