Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapa të parë në shfrytëzimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike në Bullgari

Në erën e hiperkonsumit global të mallrave me cilësi dhe qëndrueshmëri të ulët, problemi me administrimin e maleve të mbeturinave bëhet kritik. Hit në miksin e mbeturinave kohët e fundit janë pajisjet elektrike dhe elektronike që kanë dalë nga përdorimi. Ato janë mezi 5% të sasisë së përgjithshme të mbeturinave, por dallohen me një rritje të shpejtë dhe janë shumë toksike. Konsiderohet se për një vit bota hedh midis 40 e 60 tonave të këtyre mbeturinave. Më shqetësues është fakti se mezi 5% të kësaj sasie riciklohen.

Bullgaria bën hapat e parë si në mbledhjen e ndarë dhe shfrytëzimin e mbeturinave në përgjithësi, ashtu edhe për sa u përket pajisjeve elektrike dhe elektronike. Tradita tek ne ka vetëm për metalet dhe letrën. Ende nuk ekzistojnë instalacione për riciklim të plastmasës dhe mbeturinave të tjera. Prandaj një lajm i mirë është se me bashkëveprimin e programit të KE-së “Life plus” tek ne fillon ndërtimi i instilacionit të parë për përpunim të monitorëve të kompjuterëve dhe televizorëve të vjetër me ekran të mysët. Zbatues i projektit është Makmetal Holding, një bashkim kompanish me tradita në shfrytëzimin e mbeturinave të tjera, më tepër metale. Holdingu është anëtar i Asociacionit bullgar të riciklimit dhe i Zyrës ndërkombëtare të riciklimit me seli në Bruksel.

“Nga pikëpamja ekologjike ky është një problem serioz, sepse monitorët janë shumë të dëmshëm për mjedisin dhe për organizmat e gjallë – tha Filip Aleksiev, drejtor i holdingut. – Bullgaria duhet ta zgjidhë këtë problem. Projekti është lidhur me ndërtimin e një instalacioni që do të trajtojë sipas standardeve ekologjike monitorët e dalë nga përdorimi. Instalacioni do të ndërtohet afër Sofjes.”

Projekti bashkëfinancohet nga programi “Life plus” i KE-së me 500 mijë euro. Buxheti i përgjithshëm është 1 milion e 750 mijë euro. Afati i realizimit është viti 2013. Partner i Makmetal në këtë nismë është Asociacioni i ekologëve nga bashkitë e Bullgarisë, i cili do të ndihmojë për organizimin e mbledhjes së monitorëve.

“Në se ky instalacion ndërtohet, por nuk ka një organizim të mirë të mbledhjes së materialit përkatës për përpunim, ai nuk do të ekzistojë shumë kohë – shpjegon drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Nikolaj Sixhimov. – Detyra jonë është pikërisht kjo – të ndihmojmë për organizimin e mbledhjes dhe të mos lejohet ndotja e mjedisit me këto mbeturina të dëmshme.”

Varianti i zgjedhur i riciklimit nuk është më i lehti, por është më i miri në pikëpamje ekologjike. Por si do të mbrohet shëndeti i punonjësve që do të shërbejnë instilacionin?

“Njerëzit që do të ndajnë me dorë disa komponentë, nuk do të kenë kontakt me lëndët e rrezikshme – saktësoi Irina Vasileva, drejtore për zhvillimin e veprimtarive me mbeturinat në Makmetal. – Parashikohet të ketë një kompresor të fuqishëm, i cili të gëlltitë të gjitha pjesëzat që mund të shpërndahen. Do të bëhet gjithçka e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të punonjësve.”

Makmetal Holding fillon ndërtimin e një sistemi të pikave mobile dhe stacionare, ku do të mblidhen mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike në tërë vendin.

“Gjatë vitit të kaluar mblodhëm mbi 100 tona pajisje elektrike dhe elektronike dhe ky është vetëm fillimi – thotë drejtori ekzekutiv i holdingut. – Sivjet do të mbledhim një sasi shumë më të madhe, pa marrë parasysh dyqanet, ku ndërrohen pajisje të vjetra për të reja. Vitin e kaluar kishim 140 pika në dyqane të tilla. Tani janë më shumë. Po zhvillojmë bisedime me shumë bashki në Bullgari. Qëllimi është që deri në fund të vitit të krijojmë një sistem logjistik për mbledhjen e pajisjeve të vjetra, baterive dhe akumulatorëve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD