Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i filmave ballkanikë në Sofje

Pllakati i festivalit ballkanik
Foto: Andrey Slabakof Film
Në fillim të dhjetorit regjisori i njohur bullgar Andrej Sllabakov mblodhi në një skenë aktorët e filmave më të suksesshëm ballkanikë gjatë viteve të fundit. Në kinemanë e kryeqytetit “Ljumier” adhuruesit e kinematografisë ballkanike panë filma nga Greqia (“Fusha e zezë”), Maqedonia (“Me kokë të kthyer poshtë”), Qiproja (“Kthimi i fundit në shtëpi”), Rumania (“Karvan i kinemasë”), Serbia (“Turneu”), Shqipëria (“Lindje, Perëndim, Lindje”) dhe nga Turqia (“Përralla nga Karsi”).

© Foto: BGNES

“Qëllimi i Festivalit të filmave ballkanikë është që aktorët të takohen me njëri-tjetrin dhe publiku të njihet me ta. Faqja e një filmi është aktori dhe shikuesit presin që ta shohin atë” – tha regjisori Andrej Sllabakov – organizator i aktivitetit. – Zakonisht në festivale ftohen regjisorët dhe producentët dhe nuk i kushtohet vëmendja e duhur aktorit.” Sllabakovi ka përzgjedhur këta filma, shfaqja e të cilëve ka qenë me e suksesshme në vendet përkatëse. Festivali i filmave ballkanikë me takim të aktorëve është i pari për nga lloji i tij, që është zhvilluar deri më sot. Gjatë viteve 60-të për një kohë të shkurtër secili prej kryeqyteteve të Ballkanit ka qenë mikpritës i një festivali të kinematografisë ballkanike, por pa ftuar aktorë – tregoi Sllabakovi. Sot regjisori bullgar ka për qëllim t’ia japë Sofjes pamjen e kryeqytetit të kinematografisë ballkanike. Në Festivalin e sivjetshëm nuk jepeshin çmime. Sipas Sllabakovit arti nuk mund të klasifikohet. Ideja është që aktorët vetë të shohin punën e kolegëve të tyre nga Ballkani dhe secili të përcaktojë nivelin e interpretimit të rolit të vet, d.m.th. Festivali përbën një stimul për vetë aktorët – tha regjisori.

“Festivali ballkanik është një ide e mirë. Jam i bindur që gjërat, të cilat na bashkojnë, janë më shumë se ato, të cilat na ndajnë. Jo politika, por arti do ta na bashkojë. Ne ballkanasit jemi pranë njëri-tjetrit për nga mënyra e mendimit. Temat e të gjithë filmave janë të njohura për shikuesit bullgarë, gjithashtu edhe për ata shqiptarë, rumunë, grekë etj. Në kuadrin e Festivalit filmi shqiptar “Lindje, Perëndim, Lindje” është më qesharak. Megjithëse ne në Ballkan kemi një ndjenjë të veçantë humori, d.m.th. nuk kemi komedi në kuptimin e plotë të fjalës. Gjinia që u pëlqen më shumë ballkanasve është komedia tragjiko-absurde.”

Kuadër nga filmi “Lindje, Perëndim, Lindje”

Filmi “Lindje, Perëndim, Lindje” shfaqet për herë të dytë në Bullgari. Gjatë muajit mars të këtij viti ju treguam për pjesëmarrjen e tij në kuadrin e Festivalit ndërkombëtar Sofia Film Fest. Atëherë kishte ardhur producenti shqiptar Shkumbin Istrefi. Në Festivalin e filmave ballkanikë ishte ftuar aktori Gentian Hazizi.

Po të doni të dëgjoni intervistën me Gentian Hazizi – njëri prej interpretuesve të roleve të çiklistëve shqiptarë, që janë nisur për të marrë pjesë në një garë çiklistësh në Francë, klikoni AUDIO!

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD