Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Theksi i politikës së brendshme: Shkencëtarët bullgarë - me kontribut në zbulimin e “Pjesëzës së Zotit” në CERN

Zbulimi i një pjese elementare, vetitë e së cilës janë si ato të të ashtuquajturit “Higgs boson”, i cili është i njohur gjithashtu si “Pjesëza e Zotit”, ishte tema, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore gjatë javës së kaluar. Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe në mediat bullgare jo vetëm për shkak të rëndësisë së madhe të këtij zbulimi, por edhe për kontributin e konsiderueshëm bullgar në të. “Higgs boson”-i është pjesëza më e kërkuar nga fizika bashkëkohore, sepse konsiderohet se ajo do t’i japë përgjigje pyetjes se si është krijuar Universi. Puna mbi këtë projekt ndërkombëtar ka filluar para më se 20 vjetësh në CERN dhe deri tani janë investuar 10 mlrd franga zviceranë. Në të marrin pjesë 39 vende, 193 institute dhe 3300 shkencëtarë. Shkencëtarët bullgarë nga Universiteti “Shën Klementi i Ohrit” dhe nga Instituti për studime bërthamore dhe energjetikë bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave kanë një kontribut të konsiderueshëm në eksperiment që nga vetë fillimi i tij. Ata kanë përqendruar pjesëmarrjen e tyre në një prej dy eksperimenteve të mëdha të Përplasësit të Madh të Hadroneve, i cili duhet të rikrijojë kushtet e Shpërthimit të Madh nëpërmjet përplasjes së dy rrezeve patronesh me një shpejtësi të afërt me atë të dritës. Disa firma bullgare kanë prodhuar një pjesë të pajisjes së Përplasësit, gjë që i ka sjellë vendit tonë mbi 5 mln dollarë. Pjesëmarrja më serioze e shkencëtarëve bullgarë është në dizajnin, prodhimin, testimin dhe integrimin e kamerave me plane rezistuese. Për prodhimin e tyre në Institutin për studime bërthamore dhe energjetikë bërthamore është krijuar një laborator i posaçëm. Aktualisht ekipe bullgare përgjigjen për mirëmbajtjen e këtyre kamerave, marrin pjesë në analizën e të dhënave dhe në interpretimin e rezultateve. Sipas specialistëve ky eksperiment do t’u japë përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve fundamentale në fizikë, por do të jetë i dobishëm edhe në sfera të tjera, si për shembull në krijimin e metodave të reja për mjekimin e kancerit, ose për përpunimin e mbeturinave bërthamore.

Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD