Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria, Greqia dhe Rumania bashkojnë përpjekjet e tyre për një prezencë të shtuar në BE

Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Mlladenov mirëpriti homologët e tij nga Greqia dhe Rumania, Dimitris Avramopulos dhe Tit Korlatean.
Foto: BGNES
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, sipas radhës: Nikollaj Mlladenov, Dimitris Avramopulos dhe Tit Korlatean, u takuan në Sofje për të diskutuar prezencën e shtuar të tri vendeve në rendin e ditës të BE-së. Takimi përcolli disa mesazhe me rëndësi ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ministrat u bashkuan rreth idesë se po të flasin njëzëri tri vendet do të kenë pozita më të forcuara në BE. Kështu u vendos që të krijohet një mekanizëm i përbashkët për bashkërendimin e të gjitha çështjeve lidhur me rendin e ditës të BE-së, bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore, po ashtu me sigurinë. Në lidhje me presidencat e radhës të BE-së që do t’i marrin Bullgaria, Greqia dhe Rumania vitet në vijim dhe me qëllim koordinimin optimal, në mes të tri vendeve do të realizohet një shkëmbim diplomatësh. Në takim u diskutuan gjithashtu edhe veprimet e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe në atë të mbrojtjes. Sipas ministrave të jashtëm Bullgaria, Greqia dhe Rumania mund të ndajnë burimet e veta, duke përforcuar bashkëpunimin në ekonomi dhe siguri. Tri vendet do të punojnë së bashku po ashtu dhe në ruajtjen e niveleve të politikës së kohezionit, të paraqitura nga BE-ja.

Bisedimet në mes të tre ministrave në Sofje mbase do ta japin rezultatin e parë në takimin e radhës të nivelit të lartë të BE-së gjatë muajit dhjetor. Në të pritet të shqyrtohet data eventuale e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Para pak kohe Komisionari Evropian i Zgjerimit të BE-së, Shtefan Fyle mbrojti tezën se bisedimet mund të startojnë para se të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë. Mirëpo, Athina i bën thirrje që z. Fyle të rishikojë pozitën e tij. Pak më herët, gjatë vizitës së komisionarit evropian në Sofje, ai ishte vënë në dijeni se autoritetet në Shkup sistematikisht përkrahin ideologji të urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe kjo fushatë kundër bullgarëve dhe e falsifikimit të fakteve historike duhet të përfundojë së shpejti. Gjatë takimit trepalësh në Sofje ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë u bashkuan rreth tezës së para se të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe të stopohen veprimet kundër kombit bullgar. Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, z. Korlatean deklaroi se përkrah anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, po ashtu vuri në dukje se duhet të respektohen kushtet e anëtarësimit. Tri ministrat theksuan se vështirësitë ekonomike në rajon, forcimi i retorikës populliste, ksenofobisë dhe nacionalizmit krijojnë një klimë që patjetër duhet të shmanget. Ky është një kusht me rëndësi në rrugën e reformave të suksesshme dhe të anëtarësimit në BE. Kështu vendet në rajon të cilat kanë qëndrim të përmbajtur ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në BE u bënë tri. Kjo situatë e pafavorshme në prag të takimit të dhjetorit të BE-së mund ta përballohet nga vetë Maqedonia.

Në këtë lidhje Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov tha se Bullgaria është e hapur për dialog me Maqedoninë dhe do të zhvillojë këtë dialog maksimalisht në mënyrë konstruktive që të zgjidhen çështjet dypalëshe.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD
Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD
Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD