Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari do të krijohet një qendër e NATO-s për administrimin e krizave

Foto: md.government.bg
Në Sofje krijohet një qendër për studimin, krijimin dhe përmirësimin e aftësive të NATO-s për udhëheqjen e krizave dhe reagimin në rastin e krizave (Center of exellence). Fillimi i saj u vu pas forumit dyditor ndërkombëtar në kryeqytet, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga 10 vende anëtare të NATO-s.

Sipas fjalëve të zëvendësministres ushtarake Avgustina Cvetkova qendra është kontributi i Bullgarisë për zbatimin e një prej tri detyrave kryesore të Aleancës nga Koncepti strategjik – administrimi i krizave. “Në fakt këto lloje qendrash përbëjnë organizata speciale të NATO-s, të cilat sigurojnë mundësi për krijimin e dokumenteve programore dhe strategjike mbi ndonjë tematikë – tregon zëvendësministrja Cvetkova. – Qendra funksion në fushën e administrimit të krizave në raste fatkeqësish. Ajo do të krijojë mundësi për trajnimin e kuadrove nga shtetet-anëtare dhe partnere të NATO-s. Pritet që qendra të akreditohet në mes të vitit 2013. Ajo do të përfshijë 50 ekspertë bullgarë dhe deri në 10 përfaqësues të shteteve të tjera. Qendra do të bashkëfinancohet nga vendet-pjesëmarrëse. Bullgaria si një shtet-mikpritës duhet të sigurojë godinën.”

Avgustina Cvetkova vuri në dukje se qendra do të përdorë dhe bazën në Çeralica të rrethit të Sofjes, sepse ajo është shumë e përshtatshme për zhvillimin e disa trajnimeve. Përveç kësaj do të përdoren mundësitë dhe resurset e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme, përfshi këtu dhe qendrën e saj operative në qytetin Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. “Kjo qendër nuk do të zbatojë detyra operative, ajo do të trajnojë kuadro dhe do të përgatitë dokumente strategjike, që të përdoren nga vendet e NATO-s. Detyrat operative zbatohen nga organet kombëtare. Në përputhje me legjislacionin në Bullgari, kjo është punë e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes civile – sqaron Avgustina Cvetkova. – Bullgaria jo vetëm se i përballon shumë mirë vështirësitë në raste krizash, por kemi gjithashtu mundësinë të sigurojmë specialistë të përgatitur shumë mirë në këtë fushë. Ata mund të jenë të dobishëm jo vetëm për ne, por dhe për vendet e tjera anëtare të NATO-s. Fakti se pikërisht në Bullgari do të krijohet një qendër e tillë flet se ne disponojmë një ekip të mirë dhe bashkë me vendet sponsore mund të krijojmë një institucion të dobishëm për bashkësinë euroatlantike.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD