Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Historik në Smoljan ringjall të kaluarën e maleve Rodope

Foto: Архив

Në një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë Muzeu Historik në qytetin Smoljan ekspozon zbulime arkeologjike nga epoka të ndryshme, veshje popullore nga rajoni i maleve Rodope, kostume të burrave të maskuar, vegla për thurje, punime të gdhendura nga barinjtë e shumë të tjera. Eksponatet tregojnë për veçoritë e ditës së përditshme të banorëve në malet Rodope dhe njëkohësisht dëshmojnë për ekzistencën e jetës në mal mijëra vite më parë. Ekspozitat e përhershme kanë të bëjnë me tema të përcaktuara dhe janë të ndara në salla më vete. Vizita në muze sikur e kthen rrotën e historisë dhe vizitori transferohet në epoka të ndryshme, nga dita e përditshme në festë, bile mund të njihen me gjellët tradicionale.

Muzeu Historik në Smoljan është themeluar më 1935 dhe quhet sipas emrit të krijuesit të tij. “Stoju Shishkov është njëri nga historianët e shquar të rajonit të maleve Rodope nga fundi i shek. XIX-të dhe gjysma e parë e shek. XX-të – tha drejtoresha e muzeut, znj. Tanja Mareva, gjithashtu historiane me arsim. – Në atë kohë Stoju, i cili ka qenë i vendosur në qytetin Plovdiv, inkurajoi bashkinë vendase që të ruajë kujtesën e së kaluarës së malit dhe banorëve të tij.”

© Foto: Vlladimir Maçokov

Ja se çfarë rrëfeu znj. Mareva për sendet interesante që ruhen në muze: “Rruaza miniature nga Egjipti që u gjet më 1976 në një nekropol pranë fshatit Ljubça, Rodopet Juglindore, riinterpretua. Para dy vjetësh egjiptologu i njohur në Bullgari, dr. Vasill Dobrev, lexoi mbishkrimin e pjesës së poshtme të rruazës. Kjo rruazë guri Foto: Javor Popovsimbolizon brumbullin skarabe (Scarabaeus) dhe është krijuar rreth 2000 vite para Lindjes së Krishtit. Mbi të është gdhendur emri i faraonit Mentuhotep IV. Ky i fundit ka qenë i njohur me ekspeditat e tij për t’u furnizuar me materiale të papërpunuara në Ballkan. Rruaza mund të vëzhgohet me një xham zmadhues, kështu që të lexohet teksti i mbishkrimit. Një send tjetër interesant që e kemi ekspozuar në muze është llamba prej bronzi, e cila daton nga koha romake. Imazhi i saj gjendet në logun e muzeut. Jemi të mendimit se muzeu përveç se është një institucion shkencor e kulturor, ndriçon të kaluarën dhe të tashmen të maleve Rodope.”

Ekspozitat në Muzeun Historik “Stoju Shishkov” në Smoljan vazhdimisht pasurohen. Aktualisht punohet mbi një projekt për hulumtimin e trashëgimisë së trakëve të lashtë në rajon. Gërmohen dy kala – njëra në afërsi të qytetit Smoljan dhe tjetra – afër fshatit Koshnica. Sendet e zbuluara do të paraqiten në një ekspozitë të përkohshme.

Nga data 8 mars deri në fund të muajit gusht mund të shihet ekspozita me temën “Trashëgimia evropiane e barinjve”. Znj. Mareva sqaroi se malet Rodope kanë fituar lavdinë e rritjes së deleve që nga koha e lashtë. “Traditat trashëgohen brez pas brezi, tha drejtoresha. – Në të kaluarën këtu ka pasur shumë tufë delesh. Verën barinjtë i kanë rritur në mal, kurse dimrin – në fushat e Egjeut. Ende ruhet teknologjia speciale e rritjes së deleve dhe sot ka fermerë të cilët e vazhdojnë zanatin e bariut.”

© Foto: Sivko Radiçev

Mjel në fshatin Momçillovci

Rritja e deleve ka qenë tema e ekspozitës fotografike kushtuar ishullit italian Sardenje. Në muze fotografitë u ekspozuan vitin e kaluar. “Doli se në Sardenje gjithashtu ka zile delesh të ngjashme me tonat, si dhe stofa leshi. Bile u vërejt një dukuri e ngjashme me vënien e shamive në Rodope nga shek. XIX-të” – vuri në dukje drejtoresha e muzeut. Përveç se institucioni punon sipas programeve të ndryshme evropiane, Muzeu Historik në Smoljan ka për qëllim kryesor t’i prezantojë ngjarjet e rëndësishme historike, të cilat kanë të bëjnë me Rodopet e Mesme. Vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Ballkanike dhe të Çlirimit të Rodopeve, u organizuan nisma të ndryshme. Deri në vitin 1912 tokat përgjatë kreshtës së Rozhenit dhe ato në jug, përfshi qytetin Smoljan, kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane. Sivjet muzeu do të shënojë 100-vjetorin e Luftës së Dytë Ballkanike.



Znj. Mareva theksoi se kolegët e muzeut seriozisht mendojnë se si të tërheqin vëmendjen e publikut. “Organizojmë programe të ndryshme arsimore për fëmijët nga rrethi. Këto programe kanë të bëjnë me ngjarjet historike në Rodope, me personalitetet të shquara nga mali dhe me traditat vendase. Po ashtu organizojmë nisma të ndryshme lidhur me çështje aktuale evropiane, për të cilat interesohen banorët këtej – tha znj. Mareva. – Vizituesit e rregullt të muzeut janë fëmijët e kopshteve vendase. Po ashtu kemi vërejtur se për ekspozitat tona interesohen familje me fëmijë të vegjël.

Vogëlushëve shumë i pëlqen ekspozita ku janë të prezantuara karnavalet në Rodopet e Mesme. Fëmijët interesohen jo vetëm për eksponatet në muze, por edhe për iniciativat që organizojmë. Përpiqemi që ato të mos jenë kurrë të mërzitshme, d.m.th. të mos mbajmë vetëm leksione, por t’u japim fëmijëve mundësi zbulimesh dhe punimesh. Kemi përshtypje të mira nga nxënësit e shkollës franceze “Viktor Hygo” në Sofje. Vitin e kaluar nxënësit punuan në sallat e muzeut dhe në fund të programit ne pamë sytë e tyre plot gëzim. Muzeu ofron kushte të favorshme për zhvillimin e programeve të ndryshme, sepse ka një sipërfaqe të madhe. Përveç kësaj, ndërtesa e muzeut është shumë e bukur nga pikëpamja e arkitekturës. Vetëm në Muzeun Historik mund të bien më se 100 këmborëve.”

Në muze gjenden dy manuale elektronike. Njëri përmban informacione për festat kombëtare të Bullgarisë dhe për simbolet e shtetit bullgar. Një vëmendje të posaçme i është kushtuar temës së Luftës Ballkanike të vitit 1912 dhe të Çlirimit të Rodopeve. Manuali tjetër jep informacione për pikat turistike në territorin e rrethit të Smoljanit, kurse në sallat e muzeut mund të gjenden materiale në bullgarisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, gjermanisht dhe greqisht. Në muze ka edhe informacione në Alfabetin Braj, si dhe pajisje për njerëz me aftësi të kufizuara fizike.

Fotografitë janë nga arkivi i muzeut

По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD