Më 9 korrik kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, parti kjo e cila është partnere në koalicionin qeveritar “Për një Maqedoni më të mirë”, bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Në Sofje ai pati takime në nivel të lartë me kryeministrin Pllamen Oresharski dhe ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin. Gjatë bisedimeve u ripohua mbështetja e Bullgarisë për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.
“Bullgaria dhe vendet e tjera anëtare nga rajoni do të jenë pjesë e mirëfilltë e Bashkimit Evropian, vetëm pasi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë, do të bëhen pjesë e Unionit.” Këtë e deklaroi ministri i jashtëm bullgar duke theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe zbatimi i reformave të rekomanduara nga Komisioni Evropian janë hapa të rëndësishëm në procesin e eurointegrimit. Pas takimit z. Ali Ahmeti për herë të parë shpalli propozimin e fundit të ndërmjetësit ndërkombëtar Matju Nimic në mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, e pikërisht që vendi të emërohet – Maqedonia e Epërme.
Vizita në Bullgari përfundoi me ligjëratën e Ali Ahmetit në Institutin Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme me temë “100 vite pas Luftërave Ballkanike. Pajtim dhe integrim”.
© Foto: Maria Peeva
Posaçërisht për Radio Bullgarinë z. Ali Ahmeti tregoi përshtypjet e tij nga vizita në Bullgari. Ai komentoi tema aktuale rreth çështjes së emrit, rolit të Bullgarisë në eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, dialogut Shkup-Athinë, gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, Marrëveshjes së Ohrit, modelit multikulturor në Evropë dhe në Ballkan, situatës në rajon 100 vite pas Luftërave Ballkanike.
Klikoni mbi audio-ikonat për ta dëgjuar intervistën.
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..
Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..
Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte..
Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë..
Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i..