Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e panjohur – qyteti Tutrakan

Foto: Veneta Nikollova

Një qytet i vogël në cepin e Bullgarisë, i kthyer në veri, ndaj lumit Danub dhe rrafshinave të shkretuara rumune në bregun përballë. Itineraret turistike rrallë çojnë deri këtu. Ndoshta sepse rajoni është shumë i largët, ndoshta për shkak të rrugëve jo të mira. Por kur t’i bjerë rasti qe ta zbulosh këtë qytet, pa tjetër do të kesh dëshirë të kthehesh përsëri këtu – në pikën më veriore ekzotike të vendit. Sepse ekzotikja nuk do të thotë vetëm palma dhe plazhe të nxehta, por edhe mundësi të përjetosh takime interesante me kohën dhe të kënaqet syri me pamje gjeografike, të papara deri tani. Qyteti Tutrakan ofron pikërisht këtë.

Muzeu Historik i Tutrakanit

Duke mbërritur në qytet gjeja e parë që ju bie në sy është lumi Danub. Ujërat e tij të argjendta shkëlqejnë nën diellin dhe mund të shihen nga çdo kënd i qytetit. Mbi lumin fluturojnë kope zogjsh që i bëjnë foletë në zonat e lagëta afër qytetit. Një gjë tjetër që ju bën përshtypje janë godinat e bukura të ndërtuara në stilin arkitektural, më karakteristik për qytetet danubiane në Evropën e Mesme, se sa në këtë pjesë të Ballkanit. Fasadat e tyre janë kthyer te shëtitorja e gjerë buzë bregut, e gjallëruar në çdo kohë të ditës.



Në fillim të shekullit të XX qyteti Tutrakan krenohej me intelektualët dhe rilindësit e tij të shquar. Në qytet kishte shumë shtypshkronja, në të cilat botoheshin shumë prej gazetave dhe librave në vend, kurse në veprimtarinë e botimit, fitimprurëse për atë kohë ishte angazhuar një pjesë e mirë prej popullsisë së qytetit. Por fatet e pjesës tjetër nuk ishte lidhur me shkrim – këndimin por me grepin dhe lumin. “Sunduesit e lumit të Danubit” – kështu udhëtari turk Evlija Çelebi, që ka udhëtuar përmes trojeve bullgare në shekullin e XVII i quan banorët e Tutrakanit. Në kronikat e tij ai shkruan, se jo vetëm burrat, por edhe gratë merren me zënien e peshkut.



Dikur Tutrakani ishte ndër qendrat më të rëndësishme të peshkimit në rrjedhën e lumit. Në portin e tij të gjerë kishte qindra varka të peshkimit, kurse blini evropian i zënë nga peshkatarët vendas çmohej lartë deri në Francë. Qe të ruhej i freskët dhe të transportohej në vendet e largëta peshku luhej me kripë dhe mbulohej me gjete hithre qe të merret efekti i frigoriferit. Banorët e Tutrakanit dinë 1001 mënyra si ta zënë peshkun, si ta ruajnë më gjatë dhe si ta gatuajnë prej tij çorbën e famshme dhe shumë të shijshme. Zonja Daniela Ivanova nga Muzeu i Peshkimit dhe i Ndërtimit të Varkave në Danub tregon: “Shumë interesant është peshkimi me “ustie” – një vegël peshkimi që i ngjan një fuzhnje. Me të peshku kapet gjatë natës. Peshkatari ndez një pishtar në varkën, drita dhe ngrohtësia tërheqin peshkun dhe kur ai ngjitet në sipërfaqe, peshkatari e sheh dhe e shpon me këtë “ustie”.




Në Muze shohim dhe ekspozitën e fotografive të peshqve me përmasa kolosale të gjuajtur afër qytetit. Ndër ta është dhe një bli 400 kilogramësh me gjatësi afro 5 metra të gjuajtur në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar. Krahas peshkimit në qytetin Tutrakan është zhvilluar shumë dhe prodhimi i varkave. Në fillim të shekullit të kaluar në

qytet ka pasur dhjetëra punishte, kurse varkat e prodhuara në to kanë gjetur një pritje shumë të mirë në tregjet evropiane. Banorët vendas krenohen me shpikjen e bashkëqytetarit të tyre Petër Çorikov – një model të ri varkë peshkimi, e cila lundron me shpejtësi të madhe në sajë të hidrodinamikës së saj perfekte. Edhe sot në njërën prej ndërmarrjeve private në qytet vazhdojnë të prodhohen varka peshkimi.

Sipas një projekti evropian edhe mëhalla e dikurshme e peshkatarëve do të bëhet muze. Shtëpizat e varfra modeste me një dy dhoma, të cilat dikur kanë strehuar familjet e mëdha të peshkatarëve sot riparohen, po ndërtohen dhe shtëpi të reja në stilin e Rilindjes, në disa prej tyre do të hapen dhe punishte, ku do të demonstrohen zejet vendase. Do të ketë dhe një tren të vogël turistik, i cili do ti shëtisë turistët nëpër mëhallën e peshkatarëve dhe në parkun e qytetit. Nga vetvetiu parku i gjerë është shumë i bukur dhe tërheqës me sipërfaqet e gjelbra pranë bregut, me bimësinë ekzotike, me këndet për pushim dhe skulpturat e bukura dhe më tepër me pamjen e mrekullueshme ndaj lumit.


Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografi: Veneta Nikollova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD