Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Erdhi Viti i Ri – zakone të vjetra dhe shpresa të reja

Foto: BGNES

Në prag Vitit të Ri secili prej nesh është plot e përplot shpresa. A do të plotësohen dëshirat të cilat i kemi menduar, a do të jenë të shëndoshë familjarët tanë dhe çfarë rrugë na pret – këto pyetje ia bëjmë vetes pikërisht në prag të vitit të ri, kur vështrojmë në kohën e shkuar dhe kundrojmë në kohën e re. Këtë e kanë bërë paraardhësit tanë dhe e njëjta do të jetë dhe pas neve.

Përgatitja për Vitin e Ri është e lidhur ngushtë me shtrimin e tryezës festive, sepse ideja e festës është që të grumbullohen të afërmit dhe të kënaqen së bashku. Në prag të 1 janarit populli bullgar shtron patjetër mish, përveç byrekut ku janë furur monedha dhe copa thane për shëndet e bereqet. Nga derri i therur gjatë festës së Krishtlindjeve ruhet koka dhe këmbët. Në mbrëmjen e 31 dhjetorit në tryezë vendoset koka e zierë e derrit. Këtë traditë etnografi Dimitër Marinov e ka përshkruar në fund të shek. XIX-të, duke përmendur se koka e derrit gjendet edhe në tryezën e romëve, pavarësisht fesë së tyre.
13-03-29-76087_2.jpgInteresant është riti i gatimit të brumës. Herët në mëngjesin e 31 dhjetorit e zonja e shtëpisë bën gati byrekun dhe pa i larë duart del jashtë për të prekur ndonjë pemë ose koshere. Ky rit simbolizon pjellorinë e tokës. Pra, byreku me monedhat dhe copat e thanës përcaktohen për shëndet, martesë, suksese në punë, para etj, dhe më pas pritet mes familjarëve.

“Viti i Ri – fat i ri” kështu bullgari shpreh deri më sot pritjet e tij për një vit të ri më të suksesshëm. Njerëzit me padurim që të mësojnë çfarë fat u sjellë Viti i Ri qysh ditën e parë të janarit kanë organizuar hedhje falli. Dita e parë e janarit kremtohet edhe si dita e Shën Vasilit, prandaj dhe ritet e hedhjes së fallit quhen Vasilja. Emër të tillë ose të ngjashëm mbajnë edhe predikuesit, cilëve u drejtohen pjesëmarrësit në rit. Në disa vende është “Vasilja vajzë e vogël”, në vende të tjera “xha Vasili”. Ky rit është i njohur edhe me emërtime të tjera vendëse, në disa vende e quajnë “lladuvane” dhe emri i predikuesit është Llada. Shumë e përhapur është edhe emri “këndimi i unazave”. Me ndihmën e unazave të veta dhe të këndimeve të ritit pjesëmarrësit hedhin fall çfarë do të jetë fati i tyre gjatë vitit.

Më kureshtarë dhe të padurueshëm që të mësojnë çfarë do të u sjellë Viti i Ri janë të rinjtë. Prandaj dikur ata e kanë pritur me rite për hedhje falli. Zakonisht në këtë rit marrin pjesë vajza në moshë për martesë. Vetëm në disa rajone lejohet pjesëmarrja edhe e djemve. Më rrallë përfshihen në këtë rit burra dhe gra të martuara. Natyrisht hedhjet e fallit duhet t’u përgjigjen pyetjeve që preokupojmë më shumë pjesëmarrësit në këtë rit. Më të moshuarit interesohen a do të jetë i mirë viti për familjen dhe ekonominë e tyre. Por vajzat dhe djemtë më shumë preokupohen nga kjo çfarë do të jetë fati i tyre në dashuri dhe në martesë. Pikërisht këto predikohen me ritin e hedhjes së fallit. Përgjigjet janë të shkurtra, nën formën e gjëegjëzave vjershë. Vajzat i këndojnë ose i recitojnë në kohën e ritit.

Një rit tjetër është kur djemtë shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri. Në traditën popullore bullgare ky rit quhet “Surva”, ndërsa pjesëmarrësit e tij “survakarë”. Si kolendarët ashtu dhe “survakarët” mblidhen përqark vendbanimit dhe nisen të përshëndesin anëtarët e familjes. Le të kujtojmë se qarku është simboli i Diellit dhe i Perëndisë. Të rinjtë e moshës nga 5 deri në 12 vjeç e bëjnë paraprakisht shkopin e thanës me fije ngjyra-ngjyra prej leshi, fruta të thata, kokoshka dhe karamele. Sipër i vihen monedha, të cilat simbolizojnë shpërblimet materiale gjatë vitit të ri. Në kohën e ritit djemtë këndojnë ose recitojnë vjershë, duke mbajtur shkopin e thanës në dorë dhe duke e goditur lehtë shpinën e të zotit të shtëpisë. Ky i fundit ua jep djemve para. Është për të përmendur se druri i thanës, i cili përdoret si në përgatitjen e byrekut, ashtu dhe në ritin “Surva”, nuk është i rastit. Në përfytyrimet popullore thana është simboli i fortësisë, shëndetit dhe i jetës së gjatë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD