Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diskutohen furnizime të gazit të lëngëzuar nga Katari për Gadishullin Ballkanik

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria pret nënshkrimin e marrëveshjes me Katarin për furnizime të gazit të lëngëzuar që do të kontribuojë për diversifikimin e burimeve të gazit. “E diskutuam këtë temë dhe jemi të kënaqur nga rezultatet e bisedimeve me Katarin”, tha ministri i ekonomisë dhe energjetikës, Dragomir Stojnev para gazetës “Gulf Times”. Ai rikujtoi, se i vetmi furnizues i gazit për Bullgarinë është Rusia përmes Ukrainës. Nëse Katari investon në një terminal për gazin natyror në Gadishullin e Ballkanit, atëherë do të ketë një treg më të gjerë, sepse shumica prej vendeve ballkanike si Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të shfrytëzojnë gazin e Katarit, shtoi z. Stojnev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria e ëmbël në Etyde të Sheqerta në Zllatograd

Më 15 dhe 16 qershor, Zlatograd mirëpret edicionin e 8-të të Asamblesë së Sheqerit "Bullgaria ime". Do të mbahet një takim kombëtar i pastiçerëve dhe dekoruesve bullgarë. Do të hapet edhe ekspozita “Arti i sheqerit: Etydet e sheqerta në Zllatograd”...

botuar më 24-06-15 10.40.PD

Parashikimi i motit për 15 qershorin

Të shtunën e datës 15 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e paradites vende-vende në rrafshnalta dhe ultësira dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por nuk..

botuar më 24-06-14 7.40.MD
Atanas Zaprjanov

Qeveria e përkohshme po punon për paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën

Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..

botuar më 24-06-14 6.17.MD