Tashmë lexojmë gazetat në internet, shkruajmë letra elektronike, paguajmë faturat onlajn, bëjmë përpjekje të mbrohemi nga “viruset kompjuterike”... Kështu pa dashje dhe vullnetarisht hymë në “Matricë” dhe prej kohe jetojmë në hapësirën virtuale. Ajo u kthye në unin tonë të dytë. Dhe prapa të gjitha kësaj qëndron industria IT – biznesi, që zhvillohet më shpejtë si në botë, ashtu edhe në Bullgari.
Në Bullgari sektori IT është më i qëndrueshëm, edhe nuk u prek nga kriza. IT industria vazhdon të shënojë një rritje me më se 10 për qind për vit. Kjo për arsye të orientimit të tij te eksporti. Viti 2014 do të jetë i mirë për këtë degë industriale, sepse interesi ndaj produkteve bullgare IT shtohet. Në tregun bullgar hyjnë firma të mëdha dhe investimet po rriten. Problemi kryesor para biznesit mbetet mungesa e specialistëve të kualifikuar. Sipas zotit Julijan Masljankov – shef i një kompanie ndërkombëtare IT, në Bullgari akoma janë në fuqi planet e fundvitit 1980, kur ishte e domosdoshme të përgatiten një numër të caktuar llogaritarësh, inxhinierësh, ekonomistësh. Mirëpo, sot biznesi ka nevojë më tepër për specialistë IT, gjë për të cilën universitetet nuk kanë gatishmëri.
Përsa i përket rritjes, ajo i detyrohet kryesisht orientimit eksportues të biznesit IT.
“Si një firmë, që punon në sektorin IT, vitin e kaluar realizuam të ardhura nga 5 milion leva (2.5 milion euro). Vetëm 1 milion leva (gjysmë milion euro) prej tyre ishin nga tregu i brendshëm – thekson Julijan Masljankov. – Në industri ka një pamjaftueshmëri serioze të resurseve – kryesisht njerëzore. Dhe ky është një problem jo vetëm i Bullgarisë, por i mbarë botës. Kudo nuk mjaftojnë specialistë me kualifikim të lartë, të cilat t’u kënaqin nevojave në rritje të kësaj industrie. Mungesa e personelit të kualifikuar bëhet shkak për rritjen e kërkimit, që këtu edhe për rritjen e çmimeve dhe fitimeve. Pikërisht ky proces mund të shihet në mbarë botën.”
Pse kompanitë bullgare IT janë aq të kërkuara në tregun botëror?
“Ka disa fakte kryesore. Në radhë të parë, jemi pjesë e BE-së, gjë që zvogëlon peshën administrative, si për shembull pagesa, llogari, faturim e kështu me radhë – është i mendimit z. Masljankov. – Në radhë të dytë ndodhemi shumë afër Evropës, nëse do të flasim për tregun evropian. Dhe natyrisht në vendin e tretë është çmimi.”
Mirëpo, medalja ka edhe një anë tjetër – krimet kibernetike. Si industria IT do të përballojë këtë fenomen të ri?
“Ky është një problem i madh, i cili mezi tani do të zmadhohet – tregon tendencat Julijan Masljankov. – Shumë nga konsumatorët, të cilët shfrytëzojnë shërbime në fushën e teknologjive të informacionit, nuk shfaqin interes ndaj sigurisë së të dhënave të tyre personale. Ndryshe firmat do të dyfishojnë madje do të trefishojnë paratë, që harxhojnë për siguri të informacionit. E ardhmja ka të bëjë me zhvillimin e aplikacioneve për celularët dhe aplikacioneve për siguri personale të të dhënave, parullat e kështu me radhë, sepse njeriu fillon të jetojë gjithnjë e më shumë në hapësirën virtuale.”
Një anketim i Komisionit Evropian nga fundi i vitit të kaluar tregon, se gjithnjë e më shumë të rinj dalin nga rrjeti social Facebook për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale. Kështu problemi më i madh në hapësirën virtuale doli që është besimi.
“Ky nuk është vetëm problem i rrjetit social – shton Julijan Masljankov. – Kohët e fundit bleva një sistem operativ Android. U shqetësova shumë, kur sistemi filloi të më thotë kur do të kthehem në shtëpi, kur do të shkojë në punë, ku gjendem në çdo çast, çfarë duhet të bëjë në momentin e saktë. Atëherë hoqa dorë nga shërbimet e lidhura me gjendjen time personale. E bëra këtë me qëllimin e vetëm të mbrojë jetën time personale. Nuk mund të them, se një ditë do të hyjmë në një situatë, në të cilën njerëzit gjithnjë e më shumë do të heqin dorë nga rrjetet sociale. Por secili duhet të ketë të qartë çfarë dhe me kë komunikon, cilat nga të dhënat personale të botojë në këtë rrjet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...