Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

E përditshmja “Standard” shkruan se, pasi të takohen ministrat e transportit të Bullgarisë dhe Turqisë në Ankara, do të shpallet “armëpushim” i përkohshëm në lidhje me problemet e firmave tregtare në Bullgari. Nga dega e transportuesve mbeten pesimistë për zgjidhjen e çështjes, por shpresojnë se së paku kamionët bullgarë do të lejohen të hyjnë më herët në territorin e Turqisë. Shembujt tregojnë se, një maunë mbërrin nga Gjermania brenda 6 ditëve, ndërsa Turqia nuk e lejon atë që të hyjë në territorin e saj para ditës së tetë. Transportuesit presin nga ministri bullgar që ai do të arrijë të zgjidhë çështjen për heqjen e faturave si dokumente transporti. Për shkak të këtyre të fundit organet turke u vinin transportuesve bullgarë gjoba të paarsyeshme në vlerë 3 mijë euro, komentojnë firmat e transportimit të ngarkesave, të prekura nga situata e krijuar.

Gazeta “Trud” njofton se, rreth 204 mln euro janë derdhur në bashki, struktura të ministrisë së ekologjisë dhe në organizata joqeveritare sipas projekteve evropiane të financuara nga buxheti i shtetit. Tani për tani Komisioni Evropian nuk i disburson këto të holla dhe disbursimet për fushën e ekologjisë u ndaluan në muajin nëntor për shkak të problemeve me prokurimet publike dhe me kontrollin mbi to. Që atëherë kontraktuesit marrin para krejtësisht nga buxheti shtetëror. Ndërkaq, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 janë derdhur 250 mln euro. Rreth 49 mln prej tyre janë nga bashkëfinancimi kombëtar i programit. Nga buxheti i 2014-ës vetëm gjatë muajit janar janë ndarë mbi 70 mln euro dhe nuk ka qartësi se kur Brukseli do t’i disbursojë paratë shtetërore.

E përditshmja “24 orë” citon shefin e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, z. Pllamen Dimitrov, i cili ka komentuar se, “në vitin e parë e gjysmë të mandatit të GERB-it partia ndërmori masa efektive, duke stabilizuar vendin, dhe filloi reforma në arsim etj.” Sipas Dimitrovit gabimi më i madh i qeverisjes së GERB-it ka qenë ristrukturimi i Hekurudhave Bullgare, i cili ristrukturim la 5 mijë familje pa të ardhura. “Ky i cili dëshiron të fitojë zgjedhjet, duhet të paraqesë alternativa për paga dhe pensione të mira”, ka thënë z. Pllamen Dimitrov, duke i uruar GERB-it sukses në zgjedhjet gjatë majit. Po ashtu shefi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura komentoi se, gjatë fushatës parazgjedhore do të shfrytëzohen mjete jo të pastra kundrejt kundërshtarëve politikë.

Ylli bullgar i snouboard-it Aleksandra Zhekova është e pasta në Olimpiadën e Soçit, shkruan gazeta “Standard”. Shumica e të përditshmeve vendase komentojnë finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it, ku italiania Mikele Majoli e rrëzoi Zhekovën dhe kjo e fundit nuk arriti të zinte një nga vendet e para. “Ylli bullgar garonte mirë dhe të gjithë prisnin që ajo do të zërë vendin e tretë. Mirëpo, 100 metra para finales italiania e rrëzoi atë në kërcimin e fundit dhe Zhekova mbeti pa medaljen e bronztë.” Megjithë finalen dramatike 50 bullgarët e pranishëm në Lojërat Olimpike në Soçi e përshëndetën garuesen bullgare sikur e kishte fituar medaljen. “Edhe duke qenë me plagë në këmbë, Aleksandra Zhekova regjistroi pjesëmarrjen më të mirë të Bullgarisë pas vitit 2006, kur Evgjenia Radanova meritoi medaljen e argjendtë në disiplinën short track në Torino.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD