Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vidhi i qytetit Sliven është në krye të konkursit “Pema Evropiane e vitit 2014”

Foto: arkiv

Me afro 43 mijë vota vidhi shekullor i qytetit Sliven, kandidati i Bullgarisë për pemë evropiane të vitit 2014, është në krye të klasifikimit elektronik. Në vendin e dytë është një dardhë e bukur e egër nga Hungaria. Deri në final arritën propozimet e 10 vendeve – Bullgaria, Çekia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Irlanda, Franca, Italia, Skocia dhe Uelsi.

Vidhi madhështor në qytetin Sliven është më se 1100 vjet e vjetër. Trungu i tij i fortë dhe i fuqishëm ngre shtat krenar në mesin e sheshit qendror të qytetit dhe është një nga simbolet e tij. Kurora e vidhit është jashtëzakonisht e bukur, shumë e madhe dhe e shtrirë. Hija e pemës është një vend i preferuar për takime nga banorët e qytetit.

Vidhi i qytetit Sliven u konkurrua me afro 30 pemë të tjerë interesante. Ndër ta kishte 5 pemë me histori mijëvjeçare, kryesisht – lisa, rrape, vidha. Mirëpo, doli, se banorët e qytetit Sliven janë patriotë më të mëdhenj, se sa pjesëmarrësit e tjerë në votimin elektronik. Kështu pema e Slivenit grumbulloi dhjetë herë më shumë vota, se sa konkurrentët e saj të tjerë.

Ideja e Konkursit “Pema Evropiane e Vitit” lindi në Çeki në vitin 2010 dhe u përkrah nga komisionari evropian i ambientit rrethues Janez Potoçnik. Që nga viti i parë Bullgaria është pjesëmarrëse aktive. Pemë të mrekullueshme bullgare me histori interesante tashmë fituan një vend të tretë dhe një vend të dytë. Tani ambiciet janë më të mëdha.

Miq të nderuar, në këtë konkurrim fisnik iu shpresojmë edhe përkrahjes suaj. Nëse dëshironi të votoni për vidhin madhështor në qytetin Sliven adresa është http://www.treeoftheyear.org Votimi zgjatet deri më 28 shkurt. Javën e fundit vota për çdo kandidat të veçantë do të jetë e fshehur. Dhe pikërisht kjo votë do të jetë vendimtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD