Më 22 mars në lagjen e Londrës “Enfield” bashkatdhetarët tanë organizojnë Festivalin Pranveror të Folklorit Bullgar. Në të marrin pjesë 18 formacione të ndryshme të këngëve dhe valleve popullore. Pjesëmarrësit mbërrijnë nga Parisi, Munihu, Brukseli dhe nga qytete të tjera evropiane – si p.sh., Arma e Irlandës Veriore, Bërno e Çekisë. Më shumë janë formacionet nga Londra. Organizatorët e aktivitetit janë znj. Mariana Ivanova dhe Nikollaj Vëlev nga Asociacioni “Folklori dhe traditat bullgare”.
“Deshëm të gjejmë atë gjë që i bashkon bullgarët në Londër dhe të festojmë së bashku”, thotë znj. Ivanova. Kjo e fundit është emigrante në kryeqytetin britanik. Aty ajo ka hapur një kopsht për fëmijë. Ka mbaruar në degën e gazetarisë në Universitetin e Sofjes dhe ka tre vjet që studion këngët dhe vallet popullore bullgare. Aktualisht znj. Ivanova është udhëheqëse e klubit të valleve “Bulgara”. Në të marrin pjesë të vegjël dhe të rritur, një orkestër e vogël dhe një grup këngëtarësh të vegjël.
A është nostalgjia kjo gjë që i bashkon bullgarët emigrantë?
“Po, ndoshta është nostalgjia për atdheun – thotë znj. Ivanova. – Unë personalisht gjithmonë jam interesuar për folklorin bullgar. Vajza ime i bie mandolinës, po ashtu vallëzon. Aktiviteti i parë të cilin organizova këtu ishte në mbështetje të idesë së këngëtares Elica Todorova. Ajo kishte dashur të grumbullonte 50 mijë njerëz në valle dhe të kandidonte me të për Rekordet e Ginesit. Atëherë u mblodha vetëm 250 bullgarë, sepse nuk kisha kohë ta popullarizoja idenë. Për sa i përket Festivalit Pranveror, çdo vit pjesëmarrësit shtohen. Klubet e këngëve dhe valleve popullore bullgare në Londër numërojnë gjashtë-shtatë. Formacioni “Bulgara” merr pjesë në shumë aktivitete. Atij i bashkohen po ashtu dhe shumë anglezë, të cilëve më së shumti u pëlqejnë kostumet tona popullore. Më vjen mirë se sivjet interesi për festivalin është tepër i madh. Bile disa formacione nuk mund t’i përfshija në program. Vitin tjetër do të lusim më shumë dite festimi. Festivali Pranveror është në një farë mënyre shkollë për fëmijët emigrantë. Këta të fundit kanë mundësi të njihen me shumëllojshmërinë e kulturës tradicionale bullgare.”
Festivali nuk është aktiviteti i vetëm për emigrantët bullgarë në Londër. Më 6 maj ata do të hidhen në vallen e zakonshme kushtuar 6 Majit, Ditës së Shën Gjergjit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë,..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me..