Më 11 maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës (bullg. NDK) në kryeqytetin e Sofjes u çel Edicioni i XIX-të i Sallonit të Arteve. Në këtë datë po ashtu shënohet Dita e vëllezërve Qiril dhe Metodi, të cilët kanë krijuar shkrimin sllav dhe nderohen si mbrojtës të Evropës. Në ditën e parë të aktivitetit, i cili do të vazhdojë deri në fund të qershorit, morën pjesë ansamblet folklorike “Filip Kutev”, “Pirin” dhe “Trakia”. Pasi secili prej ansambleve prezantoi programin e vet, filloi gara mes tyre e cila garë solli emocione shumë interesante për publikun e Sallës numër 1. Interesi për Sallonin e Arteve është i madh, bile biletat kishin mbaruar disa ditë para çeljes së aktivitetit. Folklori sërish qenka modern. Në kryeqytet si kërpudha pas shiut hapen klube të ndryshme të valleve popullore bullgare. Rikthimi tek rrënjët bullgare, mundësia për vallëzim në mënyrë të shëndetshme dhe rasti për të gjetur shoqëri të reja – këto janë disa nga shpjegimet për interesin e shtuar.
Një art në të vërtetë të valles prezantoi baleti “Arabesk”. Ai dha shfaqjen “Trajektoret e dëshirës” të koreografes Milla Iskrenova dhe pianistit Bojan Vodeniçarov. Shfaqjet “Liqeni i mjellmave”, “Zhizel” dhe “Don Kishoti” jepen në Parkun e Akademisë Ushtarake. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë po ashtu dhe premierën e baletit “Maçoku në çizme”. Shfaqja jepet nga fëmijët dhe është destinuar publikut të fëmijëve. Koreografja dhe njëkohësisht regjisore e baletit është balerina e shquar bullgare Krasimira Kolldamova. Prima bullgare e cila i është ngjitur një sërë skenash botërore, nuk ishte hasur më parë me spektaklin sipas përrallës “Maçoku në çizme”.
Në Galerinë e Arteve të Pallatit Kombëtar të Kulturës ka disa ekspozita – me vepra të akademikut Deçko Uzunov, të piktorit Stojan Iliev dhe të fëmijëve të ateliesë “Bota e përrallave” /bullg. Prikazen svjat/. Mund të shihet po ashtu Ekspozita Ndërkombëtare e Shkollave të Arteve. Në parkun para Sallës 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës janë parashikuar të zhvillohen punishte për fëmijë ku ata të fundit do të vizatojnë, do të punojnë me baltinë, do të kërcejnë dhe do të japin spektakle teatrale.
Më 15 maj do të prezantohet libri “Kohërat absurde” i Margarita Petkovës dhe Dobromir Banevit, i cili libër përbën një dialog interesant midis të dy poetëve. Kryezoti i mono-spektakleve Marius Kurkinski do të shfaqë talentin e tij në “Ëndrrën e komikut” sipas Dostojevskit. Tradicionalisht në Sallonin e Arteve prezantohet kinematografia spanjolle e iberoamerikane. Adhuruesit e ikebanës do të kënaqin sy me kompozimet ngjyra-ngjyra të Shogo Karijaxaki nga Japonia. Ekspozita e tij organizohet në kuadër të ditëve kushtuar kulturës japoneze në Bullgari.
Pa dyshim, selektimi më i pasur në Sallonin e Arteve i takon muzikës. Sivjet theks i vihet përvjetorit të 100-të të lindjes së basit të madh bullgar Boris Hristov. Me rastin e përvjetorit të tij jepet spektakli “Nabuko” i Operës së Stara Zagorës. Regjisore e kësaj opere është gjermania Anete Lajstenshnajder. Në përkujtim të Boris Hristovit jepet po ashtu dhe shfaqja nën qiell të hapur e “Boris Godunovit”. Publiku mund ta ndjekë atë para katedrales së kryeqytetit “Sh. Aleksandër Nevski”. Basi Boris Hristov do të nderohet me një sërë koncertesh, përfshiu të Korit miks të Radios Kombëatre Bullgare, me konferencën e organizuar nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe disa dokumentarë.
Sivjet partner i Sallonit të Arteve është festivali “Javët muzikore të Sofjes”. Do të mbahen më se 50 aktivitete, të përfshira në programin e përgjithshëm, ku do të paraqiten interpretues nga më se 15 vende të huaja. Këto dy forume mbështesin Sofjen në kandidimin për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë 2019-ës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..