Kontributi i Rusllan Rajçevit për zhvillimin e artit muzikor dhe të kulturës në vendin tonë është i madh. Ai ka lindur gjatë vitit 1919 në Itali më 5 maj. Siç thotë dhe vet ai, rruga e tij në jetë është e paracaktuar-babai i tij është tenori i njohur botërisht gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar tenori Petër Rajçev. Për zgjedhjen e tij kontribuon dhe atmosfera artistike, mes së cilës rritet. Në shtëpinë e tij vijnë për vizitë disa nga emrat e mëdhenj si Arturo Toskanini dhe Sergjej Prokofiev. Kështu Rusllan Rajçev fillon mësime në piano në konservatorin “Xhuzepe Verdi” në Milano. “Asnjëherë nuk më kanë detyruar ti bie pianos, kjo gjithmonë më ka sjellë një kënaqësi të madhe “ - thotë ai.
Gjatë vitit 1932 familja e tij kthehet në Bullgari dhe mësimet e tij në piano vazhdojnë tek profesoresha Penka Pelishek dhe profesori Andrej Stojanov. Përfundon akademinë muzikore të Vjenës në degët: dirigjim dhe piano. Në një intervistë , të ruajtur në “Fondin e artë” të Radios Kombëtare Bullgare, Rusllaj Rajçev kujtohet për pedagogun e vet në dirigjim me famë botërore Karëll Bjom:
“Ai drejtonte klasën e mjeshtërisë në dirigjim në konservatorin e Vjenës dhe kur pranoi të jetë krye-dirigjent i operës aty, menjëherë më mori si korepetitor tek ai. Puna e përbashkët me profesorin e respektuar thellë prej meje Karëll Bjom më solli dhe gëzim, dhe hidhërim, sepse ai qe shumë kërkues. Shumë herë pas vërejtjeve të tij, filloja të ndihem i pabindur në vetvete. Pavarësisht nga kjo, i jam shumë i detyruar. Si korepetitor qesh pranë tij në mbi 10 shfaqje. Në operën e Vjenës po kështu kisha mundësinë të vërej punën e njërit prej dirigjentëve të mëdhenj në Evropë gjatë viteve 40 të shekullit të 20. Kisha një kontakt të afërt dhe me orkestrantët nga Filarmonia e Vjenës. Kam marrë pjesë në spektakle nën dirigjimin personal të Rihard Shtrausit.”
Debutimi prej dirigjenti i Rusllan Rajçevit zhvillohen gjatë vitit 1944 në teatrin e operës në Kaliningrad në Rusi. Në të njëjtën kohë kthehet në Bullgari. Në vazhdim të 3 vjetëve që nga viti 1946 deri në vitin 1948 ai ve themelet e filarmonisë së Varnës, opera e Varnës dhe të teatrit Muzikor në kryeqytet, ku është bashkëthemelues bashkë me Sasha Popov dhe Stefan Maqedonski. Në fillimin e dhjetëvjeçarit tjetër , rruga e tij krijuese e çon në Plovdiv. Kështu fillon bashkëpunimi i tij i gjatë dhe i dobishëm me muzikantët e Plovdivit. Për këtë periudhë, Rusllan Rajçevi tregon:
“Veprimtaria ime aty la një ndjenjë shumë të thellë në jetën time dhe në rrugën time krijuese. Shkova në qytetin e Plovdivit me ambiciet e një dirigjenti të ri, i cili tanimë ka grumbulluar një farë përvoje. Tek orkestra simfonike e Plovdivit gjeta një kolektiv prej njerëzve të dashur dhe serioz me cilësi të larta profesionale, të cilët ju përgjigjën kërkesave të mia. Kemi arritje shumë interesante në veprimtarinë tonë të përbashkët. Në pasqyrën e orkestrave simfonike morëm vlerësime të larta. Kemi bërë dhe premiera të shumta të krijimeve.
Gjatë vitit 1954 ngrihet për herë të parë perdja e operës së Plovdivit të themeluar nga Rusllan Rajçevi. Mes posteve të cilat ka zënë është dhe drejtor dhe dirigjent kryesor i operës së Sofjes. Gjatë vitit 1982 Rusllan Rajçev bëhet dhe bullgari i parë, kavalier i Dekoratës për letërsi dhe art të Francës. Në fund të jetës së tij jetike është i dekoruar dhe me dekoratën “Stara pllanina”.
Maestroja vdes gjatë vitit 2006. Përpara se të tingëllojë edhe një interpretim tjetër nën shkopin e tij, ja dhe bindjet e tij sa i përket profesionit të tij: “Më e rëndësishmja dhe më e vështira është që njëkohësisht arti tënd të kuptohet nga njerëzit të cilët i drejton dhe pas kësaj nga publiku, Në qoftë se bërja e muzikës nuk na sjellë kënaqësi, nuk mundet që ti gëzojmë dëgjuesit. Që të mund të jesh i kuptuar, shumë i rëndësishëm është qëndrimi. Nuk është aspak e lehtë të jesh dirigjent, sepse ne punojmë me njerëz. Secili është me karakter të ndryshëm. Duke kapur shkopin në dorë, ti duhet ti bindësh dhe ti predisponosh të kryejnë kërkesat e tua. Përveç kësaj, dirigjenti duhet të ketë një dëgjim shumë të përpiktë e një kulturë të madhe. Sa i përket dirigjentit të operës, për të është me rëndësi të jetë dhe një pianist i mirë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e..