Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgarët-kampionët” – albumi i ri i Elicës dhe Stunxhit

Foto: elitsatodorova.com

“Bullgarët-kampionët” është albumi i tretë i Elica Todorovës dhe Stojan Jankullovit – Stunxhi. Ai është gati katër vjet pas kompakt dikskut “Uji”, siç e ka emrin dhe kënga e tyre më e njohur. Pikërisht me këtë këngë dy këngëtarët paraqitën me sukses Bullgarinë në konkursin ndërkombëtar “Eurovision – 2007”. Le të rikujtojmë se dueti filloi zhvillimin e tij profesional në fillim të mijëvjeçarit të ri, duke gërshetuar melodinë e folklorit bullgar me rimet e perkusioneve.

Edhe dy muzikantët janë lidhur me kulturën tonë tradicionale, por interpretojnë edhe në stile të tjera. Në albumin e ri Elica dhe Stunxhi kanë përfshirë gjithsej 12 interpretime. Në album kanë pjesëmarrje dhe më shumë se dhjetë muzikantë të tjerë bullgarë – kuarteti “Strings”, Arabel fon Karajan, gajdexhiu Petjo Kostadinov, të cilin mund ta dëgjoni në këngën “Drita”. Teksti dhe muzika janë popullore. Orkestrimi është i Kliment Diçevit dhe Stojan Jankullovit.

“Ai u është kushtuar të gjithë bullgarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë tonë – tregon Elica për albumin e ri. – Kampionët nuk janë vetëm në sport, ata janë kudo. Gëzohem shumë se patëm mundësinë për t’u dhënë shans disa interpretuesve të rinj, që morën pjesë në incizimet bashkë me ne. Të punosh me njerëz të rinj është shumë e këndshme. Ata janë mbartës të ideve të reja, inspirohemi njëri tjetrin. Një prej pjesëmarrësve në albumin tonë është Aleksandër Dejanov – Skiller, i njohur në Evropë si “goja më e shpejtë”, sepse arrin të interpretojë tinguj të jashtëzakonshëm. Në disk marrin pjesë dhe dy DJ – DJ Surbahar dhe DJ Klementi. Në album ka këngë klubi dhe këngë disko, por ka dhe disa këngë shumë lirike.”

Foto: stoyankoulov.com“Në album ka dhe disa interpretime të vjetra remix – shton Stojan. – Ideja për këtë disk është prej shumë kohe. Filluam ta mendonim mbi krijimin e tij që pasi përfunduam këngën “Uji”. Donim t’ua përkushtonim sukseseve të sportistëve bullgarë. Sot “Bullgarët-kampionët” sipas meje i përket çdo një bullgari, i cili arrin të mbijetojë në këto kohëra të vështira. Albumi është për bullgarët, të cilët kanë zgjedhur për të mbetur në atdheun tonë dhe për ata, të cilët banojnë jashtë. Ndër ta gjithashtu ka “kampionë të mëdhenj”, të cilët kanë arritur të zhvillohen në profesionin e tyre. Sa për punën time tjetër, unë vërtetë e dua shumëllojshmërinë e stileve dhe vazhdimisht e kërkoj. Punoj aktivisht me muzikantin kolumbian Huan Garsia Hereros. Ai është shumë i njohur – ka pasur shfaqje bashkë me Eltën Xhon, Kristina Agilera, me xhaz muzikantë të mëdhenj. Ka një formacion xhazi (latino dhe fjuzhën), në të cilin po bëj pjesë edhe unë. Udhëtojmë vazhdimisht, incizuam dhe një album të ri. Po vazhdoj të punoj me Big Bendin e “Bras Asociacion” dhe kemi një sukses të madh. Bashkë me trion “Zona C” ishim para pak kohe në Kanada për disa koncerte. Bashkë me muzikantët folklorikë Pejo Peev, Nedjallko Nedjallkov dhe Angell Dimitrov para pak kohe kishim shfaqje në një festival folklorik në Itali, kurse në Sofje mora pjesë në një formacion, i cili e shoqëronte koncertin e këngëtarit të grupit “Toto” Bobi Kimbël.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD