Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vera e Varnës” – larmia e teatrit

Teatri Dramatik “Stojan Bëçvarov”
Foto: arkiv

Nga data 1 deri më 11 qershor në qytetin e Varnës për herë të 22 do të zhvillohet festivali më i madh teatral në Bullgari. Sivjet banorët dhe miqtë e qytetit detar do të kenë mundësi të shikojnë seleksionimin e spektakleve më të mira.

“Tanimë disa vjet me radhë, duke punuar me festivalin “Vera e Varnës”, shikoj përpjekjet me të cilat shkruhet historia teatrale dhe festivale e Bullgarisë përmes këtij forumi të jashtëzakonshëm – thotë Irinej Konstantinov, kryetar i Asociacionit Bullgar për Teatër dhe drejtor i Teatrit “Sofja”. – Gjatë vitit kalohet përmes vështirësive të ndryshme, por pavarësisht nga kjo, më 1 qershor mblidhemi në Varnë dhe festivali është i hapur – festë e teatrit, për qytetin dhe të gjithë teatralët, të cilët shkojmë aty. Një detyrim i asociacionit është të tregojë seleksionues për programin festival bullgar. Vjet njëzëri u zgjodh kritikja teatrale prof. Kamelia Nikollova. Si një udhëtare ajo e vizitoi anë e mban Bullgarinë, pa mbi 100 spektakle dhe bëri një program shumë të balancuar dhe elegant.”

Sipas Irinej Konstantinovit seleksionimi bullgar përfshin shfaqje të forta sa i përket profesionalizmit, përveç kësaj në të është dhënë mundësi për një shfaqje më të gjerë të teatrove jashtë kryeqytetit. Publiku i festivalit do të shijojë spektakle me dekorata dhe nominime për çmimet teatrale “Ikar” dhe “Askeer”, si edhe shfaqje të tjera interesante.

Siç tregojnë organizatorët, spektatorët do të kenë mundësi të zgjedhin midis titujve klasikë dhe modern, midis teatrit dramatik dhe të kukullave për të moshuar, midis vallëzimit modern dhe përformansit të multi-mediave. Do të ketë bile Paradë të perkusioneve, të propozuar nga grupi italian “DaDaDang”. Në zhanrin e kukullave është një spektakël tjetër italian “Metamorfoza”, i frymëzuar nga novela me të njëjtin emër të Kafkës. Ai, bashkë me akoma 3 shfaqje të tjera: “12 meshkuj të revoltuar”, që vjen nga Polonia. “Lokomotiva e super fuqishme”nga Sllovenia dhe “Kadish” nga Amerika, janë nga programi “Teatri Botëror në Sofje”. Logjikisht këto spektakle do të shikohen edhe në Varnë. Shëtitjen audio-vizuale nën titullin “Migracioni i shpendëve” e propozon Elizabet Dën nga Australia. Projekti është përshtatur posaçërisht për Varnën dhe i fton spektatorët, të pajisur me kufje dhe binokla të nisen në një rreth të pazakonshëm nëpër qytet, duke ndjekur një pjesë nga itinerari i shpendëve fluturues. Gjatë rrugës së tyre do të ketë ekrane, nga të cilat do të njihen me jetën e shpendëve.

Një aksent në festival është vizita e Teatrit të Shekspirit nga Londra “Gllobus”. 450 vjetori nga lindja e dramaturgut gjenial është shkak që teatri të ndërmarrë në mënyrë pa precedent në historinë e Melpomenës, një turne botërore 2 vjeçare, në të cilën do të luajë në çdo vend nga globi tokësor, por vetëm në një qytet. Cili është krijimi? “Hamleti” kuptohet! Aventura do të përfundojë gjatë vitit 2016, kur bota do të shënojë 400 vjet nga vdekja e Shekspirit. Me ndihmën e Këshillit Britanez në Bullgari, publiku në Varnë do të shikojë shfaqjen më 3 qershor. Dhe një diçka tjetër: një ditë përpara kësaj ai do të mund të shikojë në kinemanë e Qendrës së Festivaleve dhe të Kongreseve shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Londrës “Mbreti Lir”, me regjisor Sam Mendes.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD