Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Rapsodia bullgare” i Ivan Niçevit çel Festivalin “Dashuria është çmenduri”

БНР Новини
Foto: fccvarna.bg

Nga data 22 qershor deri më 28 qershor në Varna do të mbahet Festivali Ndërkombëtar “Dashuria është çmenduri”. Ai do të çelet me premierën e filmit “Rapsodia bullgare” të Ivan Niçevit. Filmi është i bashkëpunimit bullgaro-izraelit dhe trajton temën për tolerancën ndaj hebrenjve bullgarë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. “Rapsodia bullgare” është pjesa e fundit e trilogjisë kushtuar shpëtimit të afro 50 mijë hebrenjve bullgarë nga dërgimi në kampet naziste. Dy filmat e parë: “Pas fundit të botës” dhe “Udhëtimi për në Jerusalem” merituan në sërë çmimesh në konkurset ndërkombëtare.

Sa dihet në botë për shpëtimin e hebrenjve bullgarë?

“Kjo temë është si e njohur, ashtu dhe e panjohur – thotë regjisori Ivan Niçev. – Kur projektuam “Pas fundit të botës” në Amerikë, konstatova se ka shumë njerëz të cilët nuk e dinë asgjë për fatin e hebrenjve bullgarë. Bile shumë njerëz nuk e dinin se ku po gjendet Bullgaria. Kjo më motivoi që të bëjë filmin e dytë “Udhëtimi për në Jerusalem”, sepse ia vlen të dihet për tolerancën etnike dhe fqinjësinë e mirë sidomos në rajonin e Ballkanit. E gjitha kjo ndodhte në sfondin e konflikteve të cilat po shpërthenin në botë. Filmin “Pas fundit të botës” e xhiroja kur shpërtheu Lufta e Kosovës. Tani kur jepet premiera e “Rapsodisë bullgare”, ka konflikte në Siri dhe Irak. Situata është e tmerrshme dhe arti e ka për detyrë të trajtojë temën për vlerën e fqinjësisë së mirë.”

Filmi “Rapsodia bullgare” përveç se trajton temën për shpëtimin e afro 50 mijë hebrenjve bullgarë, diskuton temën e prekshme për deportimin e afro 11 500 hebrenjve nga Trakia Perëndimore dhe Maqedonia në kampet e përqendrimit, të cilët hebrenj Bullgaria nuk ka arritur t’i shpëtonte. Subjekti i filmit rrëfen për ëndërruesen Sheli dhe për dy djemtë të cilët janë dashuruar pas saj – piktori Moni dhe muzikanti nga lagja e hebrenjve në Sofje, Zhozho. “Këta janë tre adoleshentë, të cilët bien në dashuri për herë të parë, xhelozohen me njëri-tjetrin dhe ëndërrojnë pa fund. E gjitha kjo ndodh në sfondin e fatit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore” – sqaron Ivan Niçev.

“Ky është bashkëpunimi i parë midis Bullgarisë dhe Izraelit në fushën e kinematografisë – vë në dukje regjisori. – Financiarisht Izraeli na ndihmoi shumë. Dy javë pas premierës së “Rapsodisë bullgare” në Sofje, filmi do të projektohet edhe në Tel Aviv. Aty ka shumë hebrenj bullgarë të moshës së tretë. Mesa mora vesh folmi pritet me interes të madh. Shpresoj se filmin do ta ndjekë po ashtu dhe brezi i ri sepse të rinjtë e njohin fatin e gjyshërisë. Filmat si “Rapsodia bullgare” japin shans që të mbahen lidhjet me hebrenjtë bullgarë. Izraeli është njëri nga vendet ku mund të dëgjohen gjëra pozitive për Bullgarinë. Aty kemi shokë besnikë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD