“Në këtë edicion të festivalit paraqesim botën e gjerë të muzikës etno përmes këndvështrimit të xhazit – tregon organizatori Petër Dimtirov. – Do ta hapim festivalin me projektin e ri të Radios Kombëtare Bullgare – “Jazzophonia”, paraqitur nga Big Bendi nën dirigjimin e Antoni Donçevit.” Në skenë do të tingëllojë flamengo spanjolle. Muzikantët nga formacioni i Paco de Lucia – “arameloFlamenco Latin Jazz” do të paraqesin një projekt spanjollo-kuban.
Dimitër Liolev (saksofon) në shoqërinë e Antoni Donçevit, këtë herë në piano, Boris Taslev (bas) dhe Borislav Petrov (bateri) do të paraqesin albumin e saksofonistit “Rodopolloxhi”. Edhe natën e dytë do të përfundojë me pjesëmarrje të huaj. Tito Parish do të paraqesë stilin e Portugalisë nga Cape Verde. Tito është një nga kompozitorët që kanë punuar me emblemën e këtij zhanri – Cesaria Evora. Si do të përfundojë edicioni i katërt i festivalit?
“Gjatë natës së fundit do të dëgjojmë formacionin bullgar të flamengos “Banda del Padre” – përgjigjet Petër Dimtirov. – Trio Petër Ralçev (fizarmonikë), Stojan Jankulov-Stundzhi (bateri) dhe Angel Dimitrov (kitarë). Pastaj në skenë do të paraqitet një prej basistëve më të njohur të xhazit – Richard Bona bashkë me formacionin afro-kuban “Mandekan Cubano”, e cila vjen nga Nju Jorku posaçërisht për festivalin në Sofje.”
Çdo natë Klubi “Studio 5” do të bëhet arena e improvizimeve të xhazit nën udhëheqjen e Trios së Angell Zaberskit-bir. Për më të vegjlit do të kenë punishte për vegla muzikore dhe vallëzime xhaz dhe etno. Iniciativa zhvillohet në bashkëpunim me “Akademinë për arte skenike” të Paul McCartneyit.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: atojazz.bg
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë...