Nevojitet shume pak dëshirë dhe dashuri ndaj folklorit që të fillosh të luash valle popullore bullgare. Nëse do të fillosh, një pesë prej teje do të mbetet gjithmonë në vallëzimin. Sepse vallëzimi është magji, e cila jep forcë, mendime pozitive, ndjenje për bukuri. Krahas kësaj çon në miqësi të mira midis njerëzve. Të dashuruar në folklorin tonë janë valltarët nga ansambli “Ballkani”. Ata shpesh herë luajnë në skena të ndryshme të vendit dhe jashtë shtetit. Nga data 8 deri më 15 gusht prezantojnë Bulgarinë në edicionin e 44 të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik Terranostra (Festival Internazionale del Folclore Terranostra) në Apiro të Italisë. Krahas përfaqësuesve të mikpritësve prezantohen formacione nga Peruja, Tajvani, Guatemala, Rusia dhe Serbia. Vallëzime, muzike, një tablo e pasur kombesh – të gjitha këto e kthejnë çdo festival në një përjetim të paharrueshëm për pjesëmarrësit dhe për publikun.
Përveç kujtimeve, mbeten edhe kontaktet me kolegë dhe bashkëmendimtarë. Milena Çirpanlieva nga ansambli “Ballkani” tregon: “Para shumë vitesh, më saktë në vitin 2002, në një festival u miqësuam me Ansamblin e valleve popullore në Budapest me emrin “Martenica”. Që atëherë deri më sot punojmë bashkë, bëjmë vizita të ndërsjella, ndihmojmë njeri tjetrit. Kemi miq të mirë në Turqi dhe në Itali. Festivali në të cilin ndodhemi tani gjithashtu është rezultat i njohjes sonë në një forum të ngjashëm në Francë. Këto aktivitete për një kohë të shkurtër krijojnë marrëdhënie të mrekullueshme midis njerëzve. Festivali është një vend unik, ku mblidhen njerëz të buzëqeshur. Emocionet e mira prej tij pak më vonë plotësohen me takime edhe jashtë skenës.”
Fillimi i Ansamblit folklorik “Ballkani” është në vitin 1954. Vitet kaluan shpejtë dhe sot askush nuk mund të thotë sa kanë qenë koncertet gjatë këtyre viteve. Por valltarët pohojnë, se mbetet i pandryshuar synimi i tyre të përvetësojnë të gjitha hollësirat e artit, të jenë ndër më të mirat, të formojnë stil të vet.
“Sivjet ansambli shënoi ditëlindjen e tij të 60. Në lidhje me këtë organizuam një koncert të madh në Sofje – vazhdoi Milena Çirpanlieva. – Bëjmë prova në Vatrën e kulturës “Car Boris i III – 1928” në kryeqytet. Kemi grupe të fëmijëve, të cilat përgatitin fëmijët për përfshirjen e tyre në ansambël, si edhe grupe për valle autentike. Puna jonë kryesore është në ansamblin përfaqësues të formacionit. Në të ka valltarë në moshë nga 13 deri në 50 vjeç, me profesione dhe interesa të ndryshme. Por të gjithë jemi të bashkuar nga dashuria ndaj folklorit bullgar dhe me kënaqësi të madhe e prezantojmë në Bullgari dhe nëpër botë. Udhëheqës i Ansamblit “Ballkani” nga viti 1974, me ndërprerje të vogla, është koreografi Kirill Çirpanliev. Interpretojmë valle nga të gjitha krahinat etnografike të Bullgarisë. Më të mirë jemi në vallet e rajonit të Bullgarisë Jugperëndimore dhe të Trakisë, por synojmë t’i përvetësojmë edhe të gjithë të tjerat. Pjesa dërmuese prej tyre janë me koreografi të Kirill Çirpanlievit. Ajo që është specifike për to është, se në skenë ne rikrijojmë me vallëzim ritet bullgare. Kudo ku kemi dhënë koncerte kanë kërkuar prej nesh të tregojmë përmbajtjen e tyre – kështu publiku njihet me folklorin, jetesën dhe historinë tone.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë nga arkivi i Ansamblit “Ballkani”
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..