Një festë e vërtetë – ndoshta kështu mund të përgjithësojmë përshtypjet e publikut dhe specialistëve vetëm disa ditë pas koncertit të fundit në programin e Xhaz Festivalit tradicional në Bansko. Edhe sivjet ai u shndërrua në një përjetim të paharrueshëm – jo vetëm për shkak të energjisë së muzikës së gjallë, por edhe për shkak të takimeve me personalitete të jashtëzakonshme të këndeve të ndryshme të planetit. Në minutat që vijojnë do të bëjmë provë, të rregullojmë copëzat e këtij mozaiku laraman. E bëjmë këtë nëpërmjet intervistave dhe incizimeve dokumentare.
Këngëtarja Çajna Mouzes, e cila ishte për herë të parë në Bullgari mendon, se më e rëndësishmja është, që muzika të arrijë te njerëzit dhe ata të kuptojnë çfarë u thotë atyre këngëtari. Ajo e arsyeton këtë qëndrim të vet ashtu:
“Këtë e mësova nga puna ime në televizion, nga e ëma Di Di Brixhuotër, nga Tina Tërnër dhe nga shumë artistë të tjerë. Në se do të kisha mundësi do të bëhesha inicime vetëm me muzikë të interpretuar në skenë para publikut. Në fakt vlerësimi i vërtetë i punës së një këngëtari janë emocionet e spektatorëve. Një album është aq i mirë, sa janë të mira emocionet, që provokon ai te dëgjuesit.”
“Kemi shfaqje bashkë, por kurrë nuk i planifikojmë paraprakisht. Kur jam e lirë frekuentojnë koncertet e tij dhe atëherë dalim bashkë në skenë. Kur isha 6-vjeçare e luta të më zbulojë disa sekrete të muzikës. Mirëpo, pas disa minutash filluam një diskutim tepër të gjallëruar, në të cilin secili me ngulm mbronte pozitën e vet. Që atëherë ai refuzoi të jetë mësuesi im, megjithëqë gjithnjë e ndjej përkrahjen e tij. Ai gjithmonë më thoshte, se një muzikant është aq i mirë sa janë edhe muzikantët me të cilët punon. Kur isha 14-vjeçare vendosa të formoj një grup dhe kërkova të gjithë muzikantët, me të cilët im atë punonte. Kështu e ndoqa këshillin e tij të punoj me më të mirat, gjë që e bëj edhe më sot. Kam kolegë të mrekullueshëm dhe kurrë nuk harroj, se jam vetëm një pjesë nga një e tëra.”
Për herë të parë në Bansko erdhi pianistja dhe këngëtare legjendare Tanja Marija:
Për herë të parë në programin e festivalit koncerte kishin studentët e docentes Stefka Onikjan nga dega “Pop dhe xhaz” e Akademisë Kombëtare Muzikore. Për këtë mundësi zonja Onikjan tha:
“Muzikantët e rinj duhet të kenë mundësi të shfaqen në vendin amtar. Kam dëshirë, që studentët e mi të mbeten në Bullgari, megjithëse disa prej tyre tashmë planifikojnë të ikin dhe të punojnë jashtë. Mendojmë të bëjmë një album me incizimet e koncerteve të studentëve në Bansko.”
Këngëtarja e re nga Nju Jorku Xhesi Kollasante, me emrin artistik XheSante rrëfen:
“Traditat kulturore, që mund të shihen kudo në qytet janë të mrekullueshme. Bënë përshtypje qëndrimi i publikut ndaj xhazit. Më pëlqen se në këtë festival mund të dëgjohet jo vetëm xhaz, por edhe stile që i qëndrojnë afër tij.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..
Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..