Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Xhaz në Bansko – një festë muzikore dhe përjetime të paharrueshme

БНР Новини
Çajna Mouzes

Një festë e vërtetë – ndoshta kështu mund të përgjithësojmë përshtypjet e publikut dhe specialistëve vetëm disa ditë pas koncertit të fundit në programin e Xhaz Festivalit tradicional në Bansko. Edhe sivjet ai u shndërrua në një përjetim të paharrueshëm – jo vetëm për shkak të energjisë së muzikës së gjallë, por edhe për shkak të takimeve me personalitete të jashtëzakonshme të këndeve të ndryshme të planetit. Në minutat që vijojnë do të bëjmë provë, të rregullojmë copëzat e këtij mozaiku laraman. E bëjmë këtë nëpërmjet intervistave dhe incizimeve dokumentare.

Këngëtarja Çajna Mouzes, e cila ishte për herë të parë në Bullgari mendon, se më e rëndësishmja është, që muzika të arrijë te njerëzit dhe ata të kuptojnë çfarë u thotë atyre këngëtari. Ajo e arsyeton këtë qëndrim të vet ashtu:

“Këtë e mësova nga puna ime në televizion, nga e ëma Di Di Brixhuotër, nga Tina Tërnër dhe nga shumë artistë të tjerë. Në se do të kisha mundësi do të bëhesha inicime vetëm me muzikë të interpretuar në skenë para publikut. Në fakt vlerësimi i vërtetë i punës së një këngëtari janë emocionet e spektatorëve. Një album është aq i mirë, sa janë të mira emocionet, që provokon ai te dëgjuesit.”

Foto: BGNES

Shumë energji dhe emocione shoqëruan koncertin e saksofonistes Kendi Dëllfër. Padyshim ajo ka një popullaritet më të madh se sa i ati i saj Hans Dëllfër, por ajo gjithnjë thekson, se gjithçka që ka mësuar është prej tij:

Foto: BGNES“Kemi shfaqje bashkë, por kurrë nuk i planifikojmë paraprakisht. Kur jam e lirë frekuentojnë koncertet e tij dhe atëherë dalim bashkë në skenë. Kur isha 6-vjeçare e luta të më zbulojë disa sekrete të muzikës. Mirëpo, pas disa minutash filluam një diskutim tepër të gjallëruar, në të cilin secili me ngulm mbronte pozitën e vet. Që atëherë ai refuzoi të jetë mësuesi im, megjithëqë gjithnjë e ndjej përkrahjen e tij. Ai gjithmonë më thoshte, se një muzikant është aq i mirë sa janë edhe muzikantët me të cilët punon. Kur isha 14-vjeçare vendosa të formoj një grup dhe kërkova të gjithë muzikantët, me të cilët im atë punonte. Kështu e ndoqa këshillin e tij të punoj me më të mirat, gjë që e bëj edhe më sot. Kam kolegë të mrekullueshëm dhe kurrë nuk harroj, se jam vetëm një pjesë nga një e tëra.”

Një nga miqtë tradicional të Festivalit në Bansko është Aksell Cvingenberger. Sivjet pianisti gjerman bugi doli në skenë me kolegun e tij japonez Kejto Sajto. Ata prezantuan disa pjesa të albumit të tyre të përbashkët. Kejto është një pianist i njohur. Ai është ekzekutuesi i parë, që nisi të popullarizojë stilin bugi në atdheun e tij. Në sajë të kësaj kjo muzikë tashmë ka shumë admirues në Japoni.

Foto: BGNESPër herë të parë në Bansko erdhi pianistja dhe këngëtare legjendare Tanja Marija:

“Për mua më e rëndësishmja në muzikë është improvizimi. Vetëm kështu unë e ndjej të lirë. Nuk mund të interpretoj xhazin ashtu, siç e bëjnë amerikanët. Unë jam braziliane dhe do të mbetem e tillë. Mendoj, se muzika ime është unike, sepse vetëm unë e bëj në këtë mënyrë.”

Foto: BGNESPër herë të parë në programin e festivalit koncerte kishin studentët e docentes Stefka Onikjan nga dega “Pop dhe xhaz” e Akademisë Kombëtare Muzikore. Për këtë mundësi zonja Onikjan tha:

“Muzikantët e rinj duhet të kenë mundësi të shfaqen në vendin amtar. Kam dëshirë, që studentët e mi të mbeten në Bullgari, megjithëse disa prej tyre tashmë planifikojnë të ikin dhe të punojnë jashtë. Mendojmë të bëjmë një album me incizimet e koncerteve të studentëve në Bansko.”

СнимкаKëngëtarja e re nga Nju Jorku Xhesi Kollasante, me emrin artistik XheSante rrëfen:

“Traditat kulturore, që mund të shihen kudo në qytet janë të mrekullueshme. Bënë përshtypje qëndrimi i publikut ndaj xhazit. Më pëlqen se në këtë festival mund të dëgjohet jo vetëm xhaz, por edhe stile që i qëndrojnë afër tij.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD