Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta krijuesi i madh bullgar Valeri Petrov

БНР Новини
Foto: Ivo Haxhimishev

Në moshën 94 vjeçare u nda nga jeta poeti, përkthyes, dramaturg dhe skenarist i madh bullgar akademik Valeri Petrov. Ai është autor i një sërë përmbledhjesh prej veprave poetike, si dhe i pjesëve për fëmijë dhe të moshuar, i skenarëve të filmave “Në ishullin e vogël”, “Dielli dhe hija”, “Kalorësi pa mburojë” e kështu me radhë. “Përsosmëria e tij” e quanin kolegët autor për aftësinë e tij që në mënyrë të lehtë, tërheqëse dhe të habitshme të prezantojë përjetimet dhe vëzhgimet jetike. Mirëpo, prapa kësaj lehtësia fshihet një punë këmbëngulëse dhe pedantizëm i pamëshirshëm në kuptimin më të mirë.

Një mjeshtër i vërtet është ai në artin jo aq të lehtë të përkthimit, madje nga pesë gjuha – vepra të autorëve të tillë të mëdhenj si Gete, Kiplling, Zhan Prever, Aleksander Blok, BorisPasternak, Xhani Rodari. Një arritje e padiskutueshme është përkthimi i tij poetik i veprave dramatike dhe soneteve të Shekspirit. “Gjeniu linguistik i Shekspirit i hodhi sfidë një talenti të ngjashëm. Valeri Petrov e nxori këtë autor të jashtëzakonshëm nga “klasiku” dhe e prezantoi të tillë siç është – plotë vitalitet dhe energji.” Në këtë është i bindur specialisti i njohur bullgar i anglishtes profesor Aleksandër Shurbanov. Çfarë përjetime kishte Valeri Petrov përderisa përkthente gjeniun britanik – ja se çfarë rrëfen para kohe ai para Radio Bullgarisë:

“Para se gjithash vështirësitë, por doemos, edhe gëzimi të marrë pjesë në depërtimet e tij të thella në pasionet e njeriut, në luftën e brendshme shpirtërore midis të së mirës dhe të së keqes. Përkthyesi është i lumtur, kur arrin të transmetojë humorin e gjallë dhe poezinë e pabesueshme lirike të këtij shkrimtari të madh. Në përgjithësi kënaqësia e madhe e bisedimit me një dramaturg dhe poet gjenial. Madje edhe gëzimi i madh ta ndjej këtë njeri madhështor si një njeri si vetvetja.”

Një shprehje e dashurisë ndaj auditorit të fëmijëve janë pjesët e Valeri Petrovit “Pesë përralla”.

“Puna me fëmijët më sjell shumë gëzim edhe për faktin se njeriu, duke shkruar për ta, për zemrat e tyre të çiltra, është i detyruar të ringjallë edhe ndjenjat e veta më të pastra, të kthehet në fëmijëri dhe të përjetojë ditët e rinisë dhe të gëzimit fëmijëror.”

Valeri Petrov thotë se i ashtuquajturi “teatër realist”, i cili e rimëkëmb realitetin ashtu, siç është, nuk i pëlqen. Për të skena është më tepër një shesh, ku fantazia fluturon. Krijimtaria e tij është plot humanizëm dhe ethje për drejtësi. Atje shihet aftësia për t’u parë bukuria dhe vuajtja. Krijuesi lufton për më shumë dashuri në botën tonë.

Poeti është mbajtës i shumë çmimeve. Ndër to janë çmimi i shtetit “Shën Pajisij Hilendarsi”, çmimi i madh për letërsi i Universitetit të Sofjes, çmimi “Sirak Skitnik” i Radios Kombëtare Bullgare. Vitin e kaluar ai mori çmimin “Qytetar Evropian i Parlamentit Evropian” për kontributin e tij ndaj kulturës bullgare dhe mirëkuptimit midis kombeve.

U prehtë në paqe!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD