Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lulëzo, o shtëpi, gëzohu familje!” – shenjtori mbrojtës i familjes

Foto: BGNES

Shërbesa, shenjtor ose kurban është një festë i kushtuar ndonjë shenjtori të krishterë, i zgjedhur mbrojtës i familjes, i fisit, i mjeshtërve... Kjo kremte ekziston në të gjitha krahinat e vendit në variante të ndryshme. Mirëpo, ku fshihen rrënjët e këtij zakoni, cilat janë praktikat shoqëruese?

Festa i kushtuar shenjtorit mbrojtës ekzistonte në trojet tona që para përhapjes së krishterimit si fe zyrtare. Sipas studiuesve bullgarë, varianti pagan i kësaj kremte u ruajt tepër gjatë. Në varësi të dialekteve rajonale kishte emra të ndryshëm – zotëri, kurbani i gjyshit, nikoqiri.

Kryefamiljar Shtëpiak ose Perëndia e Shtëpisë e quanin dikur mbrojtësin e shtëpisë, pra atë që e mbronte familjen, shtëpinë, kafshët, të mbjellat... Perëndia e Shtëpisë është një krijesë e padukshme. Zakonisht ky është ndonjë anëtar i familjes, i respektuar nga të gjithë. Besuan, se pas vdekjes ai u linte pasardhësve një mbrojtës, ndërsa shpirti i tij vazhdonte të jetojë rreth familjes. Kur afronte ndonjë fatkeqësi, ai iu shfaqej në ëndrrën e ndonjërit prej anëtarëve – zakonisht burrit më të moshuar. Etnografi i madh bullgar Dimitrë Marinov ka regjistruar ëndrra të ngjashme ose shenje të tjera speciale, nëpërmjet të cilave Perëndia e Shtëpisë bënë paralajmërim, që ta mbronte pjesëtarët e familjes nga ndonjë fatkeqësi. Për nder të tij familja mblidhej një herë për vit, që të dëshmojë respektin dhe të shprehë falënderimet ndaj këtij mbrojtësi të padukshëm.

Me depërtimin e fesë së krishtere riti ndërroi emrin, por thelbi i tij nuk u ndryshua. Ndër popullsinë e maleve Rodopi, Pirin dhe Stranxha deri në fillim të shekullit XX kremtuan paralelisht Perëndinë anonime të shtëpisë dhe shenjtorin mbrojtës.

Shenjtorët e krishterë mbrojtës të familjes dhe festat e tyre në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me ciklin e riteve të vjeshtës dhe të dimrit. Tepër të përhapura janë kurbanet e fisit Ditën e Shenjtorëve Petër dhe Pavell, që bie më 29 qershor, Ditën e Kryeengjëllit Mihaill – më 8 nëntor, Ditën e Shën Nikollës – më 6 dhjetor, Ditën e Shën Dhimitrit – më 26 tetor e kështu me radhë. Përgatitjet për trapezën në një shkallë kopjojnë gjellët festive Natën e Buzmit. Në trapezë rregullohet bukë, verë, grurë i zierë, mjaltë dhe arra. Sipas zakonit bukët e ritit janë dy lloje – Perëndia dhe Shenjtor (bullgarisht “bogovica” dhe “svetec”). Buka e quajtur Perëndia, mban edhe emra të tjera si për shembull Kulaçi i Perëndisë. Zakonisht kjo bukë iu kushtohet Zotit dhe shtëpisë. Shenjtor, liturgji, paraklis, bukë e larme, kishë – janë emrat i kushtuara shenjtorit përkrahës.

Në të kaluarën kremtet vazhdonin tri ditë. Besuan, se shenjtori mbrojtës vjen në shtëpi një ditë para datës festive. Që të presin me të gjitha nderimet, nikoqirët rregulluan një trapezë të vogël, në të cilën ftuan vetëm më të afërmit ose fqinjët. Kjo trapezë mbante emrin bullgarisht “veçernica” ose gosti mbrëmje. Buka, që përgatitej posaçërisht për këtë rit quhej “veçerja” ose darkë.

Ditën e kremtes gratë çoheshin herët, që të arrijnë të përgatitin gjithçka për festën. Kryefamiljari mbante në kishë bukën e pjekur mëngjesin dhe grurin e zierë, që të bekohen gjatë liturgjisë. Përderisa në shtëpi rregullohet trapeza festive. Një vend special zinte kurbani, Ditën e Shën Nikollës – detyrimisht krapi. Miqtë janë të ftuar, por secili që vinte ishte mirëseardhur. Trapeza bekohet nga prifti ose nga kryefamiljari. Tri herë ai rrethon trapezën me kandilin dhe bekon. Mbi bukën e ritit bën një kryq me thikë dhe me verë e lyen atë. Pas kësaj merr një gotë plotë vere, e stërpik te tavani dhe bekon: “Lulëzo o shtëpi, gëzohu familje!” Miq pranohen tërë ditën.

Dita e tretë mban emrin paterica. Kjo është dita, në të cilën përcjellin shenjtorin mbrojtës. Sipas besimeve ai e lë patericën e vet në familje. Në shenje respekti të këtij shkopi, me të cilin shenjtori jo vetëm bekon, por edhe ndëshkon, rregullohet prapë një trapezë, por ajo është tepër e thjeshtë. Edhe ajo mban emrin paterica. Në të vihen gjellët e gatuara për mbrëmjen e mëparshme. Kryefamiljari e thyen pogaçen i kushtuara Perëndisë dhe gjysma prej saj vihet para ikonës shtëpiake. Pas kohe kjo bukë mbahet në arë. Prej saj bëhen copëza të vogla, të cilat shpërndahen mbi dheun për Zotin.

Ka raste, kur një familja respekton disa shenjtor. Zgjedhja e tyre diktohet nga ndodhi dhe peripeci të ndryshme, por kjo është temë e ndonjë studio tjetër folklorike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD