Çdo përvjetor është kohë për bilanc. Kështu është edhe me përvjetorin e 95 të shkrimtarit të madh bullgar Nikollaj Hajtov, i cili në qofte se ishte sot me ne, nuk do të ishte dakord me këtë. “Festimi i përvjetorëve tashmë nuk është i përshtatshëm” – pohonte ai në lidhje me jubileun e tij të 80-të. Një personalitet ekspresiv, kontradiktor dhe që mbahet mend Hajtovi kishte biografi si shkrimtar amerikan: inxhinier i pylltarisë, i pushuar nga puna për shkak të disiplinës, ka punuar si punëtor, portier dhe kamerier, vite më vonë ai fitoi famë botërore dhe kryesoi Lidhjen e Shkrimtarëve Bullgarë. Në bilancin e tij krijues janë përmbledhja “Tregime të egra” – botuar në 32 shtete të botës, pjesët e tij si p.sh. “Shtigje”, “Barka në pyll” dhe “Qentë”, të cilët kanë një prani të përhershme në skenat teatrale. Ndërsa filmat me skenar të tij si: “ Briri i dhisë”, “Kohë burrash”, “Fundi i këngës”, “Pema pa rrënje”, “Në dorë të fatit” janë pjesë e klasikes sonë kombëtare kinematografike.
95- vjetori i lindjes së shkrimtarit gjatë këtij muaji shënohet në Sofje me një varg iniciativash, njëra prej tyre është “Java e Nikollaj Hajtovit” në eterin e Radios Kombëtare Bullgare. Në Lidhjen e Arkitektëve pritet të hapet ekspozita “Personazhet e Nikollaj Hajtovit në karikaturat e Boris Dimovskit”, ndërsa deri më datën 26 shtator në sallën “Sredec” pranë Ministrisë së Kulturës mund të shihet ekspozita fotografike “Bota e Hajtovit”. Në të janë përfshirë vepra të fotografit Ivo Haxhimishev, bërë në fshatin Ribnovo, si edhe fotografi bardhë e zi nga arkivi personal i shkrimtarit.
“Duhet të them, se i jam shumë mirënjohës Nikollaj Hajtovit, për këtë se më lejoi të hyjë në botën e tij – tregon Ivo Haxhimishev. – Pata mundësinë në rinin time – kur isha në moshë 21-25 vjeç të udhëtojë me të nëpër malin e Rodopeve, ku rrugicat në atë kohë nuk ishin shumë të arritshme. Ai bëri kështu që edhe mua më pranuan atje, ku ai ishte i mirëpritur. E donin në të gjitha fshatrat, kudo ku kemi qëndruar, gjithmonë mblidheshin shumë njerëz, të cilët donin të bisedonin me të, ta preknin me dorë, të gëzoheshin me praninë e tij. Unë fillova të punoja për një ekspozitë kushtuar Nikollaj Hajtovit në lidhje me botimin e përmbledhjes “Tregime të egra” në Angli. Specialisti i gjuhës bullgare Michael Halman kishte bërë një përkthim të mrekullueshëm. Në fakt ky ishte udhëtimi ynë i parë. Ai e ftoi Halmanin të udhëtojmë së bashku. Ideja ishte që kjo ekspozitë të prezantojë në Angli pjesë prej Bullgarisë, pjesë prej prototipave, disa prej personazheve të “Tregimeve të egra”, pjesë prej atmosferës. Por ky udhëtim mua më hidhëroi shumë. Në “Komitetin tonë për lidhje kulturore me jashtë” ishim mësuar që të tregojmë sukseset e një shteti socialist, ndërsa tani ne tregonim persona të thjeshtë, por të jashtëzakonshëm – jo sipas perceptimit të asaj kohe. Mbaj mend, se në vazhdim të tre orëve bënim seleksionimin e fotografive, të cilët do të udhëtonit jashtë shtetit. Hajtovi më la vetëm gjatë këtyre tre orëve dhe tha: “Do të vij në fund të te ndihmoj, por ti duhet të mësohesh të mbrosh vetën gjërat. Në qoftë se ti nuk arrish të mbrosh fotografitë e veta, kush tjetër do t’i mbrojë?” Ja, të tilla ishin mësimet e Hajtovit. Gjatë udhëtimeve tona të përbashkëta pata mundësinë ta shoh si ai i ulur në pragun e ndonjë shtëpie dëgjonte historirat e njerëzve të moshuar. E tillë ishte mënyra e tij – siç mblidhet rëra e artë. Ai ecte nëpër mal dhe mësonte historitë e njerëzve. Ishte dëgjues shumë i mirë dhe me dashuri të madhe ndaj njerëzve bënte gjithçka.”
Ekspozita “Bota e Hajtovit” mund të shihet më 27 shtator edhe në Galerinë e Arteve në qytetin Asenovgrad, ku gjithashtu do të festohet Java e shkrimtarit. Nga data 22 deri më 29 shtator në pjesën e vjetër të qytetit Plovdiv do të organizohet Panorama e filmit “Nikollaj Hajtovi në kinematografinë bullgare”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Ivo Haxhimishev dhe arkiv personal i shkrimtarit
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..