Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianisti Dimitër Bodurov për xhazin, folklorin bullgar dhe gjerat e rëndësishme...

БНР Новини
Foto: BGNES

Muzika e Dimitër Bodurovit gjithmonë tërheq vëmendjen. Jo vetëm të publikut, por dhe të muzikantëve shumë më të moshuar dhe me përvojë. Në kompozimet e veta pianisti i ri “qëndron afër” melodisë dhe ritmikës së ndërlikuar të folklorit bullgar, por asnjëherë nuk ikën nga territori i xhazit – muzika, të cilës i është përkushtuar.

Dimitri është mbajtës i dekoratave nga konkurse prestigjioze në Holandë – vendi në të cilin jeton që nga viti 2000. Mes tyre janë “Erazëm” dhe “Pim Jakobs” në Roterdam, konkursi i xhazit në qytetin Llajden e të tjera. Gjysmëfinalist është dhe i konkursit të xhazit për piano-solo në Montrjo, në kuadrin e festivalit të njohur. Ka zhvilluar koncerte si solist dhe me trio të vet në Holandë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Luksemburg dhe Bullgari. Gjatë vitit 2008 themelon festivalin e parë për piano dhe bateri në Amsterdam – “Tastierë dhe perkusione”.

Në bazë të një koincidence të çuditshme, në jetën e tij vazhdimisht ka “nga dy” nga çdo gjë. Lindi me qytetin Bllagoevgrad gjatë vitit 1979. Por është rritur në Varna, aty përfundon shkollën muzikore “Dobri Hristov”. Diplomohet si trombonist, por pianoja është pasioni i tij që fare i vogël. Është i tërhequr pas xhazit amerikan, ëndërron të mësojë në atdheun e kësaj muzike, por bie në Holandë. Dhe e gjithë kjo nuk shter “paralelizmat” në biografinë e tij.

“Isha fare i vogël, kur vendosa të vazhdoj arsimin tim jashtë shtetit. Rastisi kështu që fillimisht mësova dy vjet në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, kurse pas kësaj vazhdova në Holandë. Në Sofje u njoha me muzikantë shumë të rinj, disa herë në javë kisha pjesëmarrje të klubeve. Pavarësisht nga arsimi klasik, të cilin e kam, si një xhaz pianist jam pothuajse autodidakt. Ja përse këto dy vjet ishin shumë të rëndësishme për mua. Më kujtohet sesi shkoja për vizitë tek Dimitër Dimitrovi –tamburist. Jetonte në lagjen Simeonovo-në rrëzat e malit Vitosha. Dimri ishte shumë i ashpër, autobusët arrinin deri në një farë vendi. Bashkë me një shok, basist nga Maqedonia, kalonim një distancë jo të vogël më këmbë. Mitkoja kishte një dhomë jo shumë të madhe, në të cilën dëgjonim muzikë, pinim çaj me rum dhe ekzekutonim. Ishte një gjë e mrekullueshme. Ky është mbase kujtimi im më i gjallë, i cili pasqyron xhazin. Ai që do – thjesht e bën. Kur kam dëgjuar xhaz për herë të parë? Më kujtohet se ishte në Radion Kombëtare. Ndiqja rregullisht rubrikën e Jordan Rupçevit “Rreth mesnatë”. Më vonë pata mundësinë të njihem me të. Ishte shumë i dashur, shumë njeri inteligjent. Dha kaq shumë. Nga transmetimi i tij u informova për tendencat në xhazin bashkëkohor, për çdo gjë. Kisha dhe muzikë në kaseta. Dëgjoja Lluis Armstrong, Oskar Pitërsën....Një anë krejtësisht tjetër të xhazit zbulova me Kijt Xharet (pianist), më vonë dhe me Majëlls Dejvis (trumbetar) dhe Xhon Koltrejn (saksofon).

“Është interesante se, ëndrra time ishte, që të shkoj në ShBA, ku janë rrënjët e xhazit. Pata shansin të marrë pjesë në një dëgjim për Bërkli kolixh. Mora një bursë të pjesshme, por arsimi aty ishte mjaft i shtrenjtë. Në të njëjtën kohë në Konservatorin e Roterdamit kishën një program të përbashkët me Bërklin. Aplikova, më pranuan, por kur shkova aty doli se programi ka përfunduar. Në Roterdam (CODARTS School of music) u diplomova si një xhaz-pianist, pas kësaj përfundova degët e kompozimit dhe të aranzhimit. Kjo deri në një shkallë të madhe formoj estetikën time. Në Holandë përfytyrimet e mia ndryshuan krejtësisht, zbulova sërish xhazin evropian. Pata mundësi të mësoj te një nga përfaqësuesit më të qartë të tij – pianisti anglez Xhon Tejllër. Derisa studiova, e kuptova se, para së gjithësh jam muzikant, i cili vjen nga Bullgaria. Babai im, vite të tëra me radhë ekzekutonte nëpër dasma, jam rritur me muzikën tonë popullore, e dua. Vendosa, se patjetër duhet të mbaj lidhje jo vetëm me xhazin , por dhe me folklorin tonë, me muzikën moderne klasike. Dhe të gjithë informacionin, të cilin e kam gjeneruar gjatë viteve, ta formoj në një gjë, të quajtur Dimitër Bodurov. Kështu dhe nuk vajta në ShBA, por prandaj në Roterdam vazhdimisht kishte klasa të mjeshtërisë të muzikantëve-miq, kryesisht amerikanë. Dhe që të gjithë na thoshin të njëjtën gjë:”Gjeni zërin tuaj” (Find your voice). Ky unikalitet është thelbi i xhazit.”

Xhaz pianisti paraqiti pijesë të veta me formacione të ndryshme në disa skena bullgare, kurse gjatë muajit gusht qe mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Festivalin e parë ndërkombëtar për muzikë përtej kufijve “Radar”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD