Muzika e Dimitër Bodurovit gjithmonë tërheq vëmendjen. Jo vetëm të publikut, por dhe të muzikantëve shumë më të moshuar dhe me përvojë. Në kompozimet e veta pianisti i ri “qëndron afër” melodisë dhe ritmikës së ndërlikuar të folklorit bullgar, por asnjëherë nuk ikën nga territori i xhazit – muzika, të cilës i është përkushtuar.
Dimitri është mbajtës i dekoratave nga konkurse prestigjioze në Holandë – vendi në të cilin jeton që nga viti 2000. Mes tyre janë “Erazëm” dhe “Pim Jakobs” në Roterdam, konkursi i xhazit në qytetin Llajden e të tjera. Gjysmëfinalist është dhe i konkursit të xhazit për piano-solo në Montrjo, në kuadrin e festivalit të njohur. Ka zhvilluar koncerte si solist dhe me trio të vet në Holandë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Luksemburg dhe Bullgari. Gjatë vitit 2008 themelon festivalin e parë për piano dhe bateri në Amsterdam – “Tastierë dhe perkusione”.
“Isha fare i vogël, kur vendosa të vazhdoj arsimin tim jashtë shtetit. Rastisi kështu që fillimisht mësova dy vjet në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, kurse pas kësaj vazhdova në Holandë. Në Sofje u njoha me muzikantë shumë të rinj, disa herë në javë kisha pjesëmarrje të klubeve. Pavarësisht nga arsimi klasik, të cilin e kam, si një xhaz pianist jam pothuajse autodidakt. Ja përse këto dy vjet ishin shumë të rëndësishme për mua. Më kujtohet sesi shkoja për vizitë tek Dimitër Dimitrovi –tamburist. Jetonte në lagjen Simeonovo-në rrëzat e malit Vitosha. Dimri ishte shumë i ashpër, autobusët arrinin deri në një farë vendi. Bashkë me një shok, basist nga Maqedonia, kalonim një distancë jo të vogël më këmbë. Mitkoja kishte një dhomë jo shumë të madhe, në të cilën dëgjonim muzikë, pinim çaj me rum dhe ekzekutonim. Ishte një gjë e mrekullueshme. Ky është mbase kujtimi im më i gjallë, i cili pasqyron xhazin. Ai që do – thjesht e bën. Kur kam dëgjuar xhaz për herë të parë? Më kujtohet se ishte në Radion Kombëtare. Ndiqja rregullisht rubrikën e Jordan Rupçevit “Rreth mesnatë”. Më vonë pata mundësinë të njihem me të. Ishte shumë i dashur, shumë njeri inteligjent. Dha kaq shumë. Nga transmetimi i tij u informova për tendencat në xhazin bashkëkohor, për çdo gjë. Kisha dhe muzikë në kaseta. Dëgjoja Lluis Armstrong, Oskar Pitërsën....Një anë krejtësisht tjetër të xhazit zbulova me Kijt Xharet (pianist), më vonë dhe me Majëlls Dejvis (trumbetar) dhe Xhon Koltrejn (saksofon).
Xhaz pianisti paraqiti pijesë të veta me formacione të ndryshme në disa skena bullgare, kurse gjatë muajit gusht qe mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Festivalin e parë ndërkombëtar për muzikë përtej kufijve “Radar”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..