Mbase nuk do të gjesh një vend më të egër dhe të shkëputur nga qytetërimi. Por në qoftë se vendos të nisesh nëpër rrugët e tij, të cilët mezi kalojnë përmes bimëve të dendura mund të humbasësh. Sepse në malin Stranxha zot është jo njeriu, por natyra në të gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj të panënshtrueshme!
E njohim më tepër për shkak të qytezave detare të saj Sinemorec, Varvara, Carevo dhe Llozen, të cilët gjatë verës mbushen me turistë. Shumë pak kujtohen të hedhin pas shpine betonin e nxehur dhe zhurmën e njerëzve, që të drejtohen ndaj brendësisë së malit. Mes palëve të saj njeriu mund të ndeshet me zbulime befasuese si megalite të harruara nga koha, vende të shenjta ose shenjtore sekrete. Disa prej tyre janë kthyer në atraksione turistike, por pjesën më të madhe të tyre duhet vet t’i zbulosh, duke kapërcyer pyje të dendura dhe fusha të zhuritura nga dielli. Një udhëz e pjerrët dredhon nëpër majat e malit, rreth mureve të kalasë romake Rusokastro dhe të çon drejt e në shpellën “Ruskina dupka”, për të cilën supozohet se ka qenë një tempull i shenjtë trak nga shekulli i V përpara lindjes së Krishtit. Ky vend i virgjër, i rrethuar me legjenda për kuçedra dhe vajza të rrëmbyera, është i njohur mes njerëzve vendas me vetitë çudibërëse të ajazmës së vet. Në afërsi zbulon kishën e restauruar kohët e fundit “Shën Gjergji Fitimtar”. Në të mund të ndezësh një qiri dhe t’i përkushtohesh mendimeve filozofike. Në përgjithësi në Stranxha njeriu shumë lehtë shkëputet nga stresi i përditshëm, që të mund të zhytet në një përmasë krejt tjetër. Kurse këtu mbeturinat mistike dhe të pazbuluara nga lashtësia të vërejnë në çdo hap.
Një skaj i përshtatshëm për të afruar me të kaluarën dhe për meditim në periudhën e lindjes së diellit është tempulli i shenjtë megalit Begliktash në një largësi jo më shumë se 5-10 kilometra nga hotelet tona buzë detit. Përbën një konstruksion të madhërishëm prej blloqeve prej guri. Në qoftë se i shikon me vëmendje do të vëresh se janë të punuara nga dora e njeriut, e cila me një përpikëri të çuditshme ka prerë, rrethe, vaska, shkallë. Nuk dihet sesi por prej këtyre gurëve, të cilët rëndojnë me dhjetëra tonelata, kanë qenë të lëvizur dhe të renditur në konfiguracione të çuditshme me qëllim të përshtatet hapësira e shenjtë për hajnitë. Kurse përball hyrjes të këtij tempulli të lashtë e të shenjtë është vendosur karrigia e kryepriftit, në të cilën çdo një turist nxiton të bëj foto. Shkencëtarët supozojnë se kisha është përdorur pa u ndërkryer në vazhdim të dy mijë vjetëve, kurse veprimtaria e tij mbase është ndërkryer gjatë shekullit të V me shpërndarjen e krishterimit nëpër tokat tona.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga..
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet..