Deri më datën 25 tetor në dy sallat e galerisë së kryeqytetit “Vitra” do të jetë e hapur një ekspozitë e bukur, kushtuar pikturave mbi xham. Ky art me histori shekullore në botë u jep bukuri të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme tempujve dhe pallateve, në kohë më të re zbukuron godina publike dhe private, universitete, teatro, spitale, aeroporte, stacione trenash. Ndër vitrazhet më të njohura në Bullgari janë ato në godinat e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, të Katedrales në qytetin Varna, të Bankës Popullore Bullgare, Pallatit të Drejtësisë, Bibliotekës së Kryeqytetit, Panteonit të Rilindësve në Kotell, Pallatit të Rinisë në Vraca. Por sot vitrazhet nuk gëzojnë ndonjë popullaritet të madh te ne.
“Ky në fakt është njeri prej shkaqeve që na shtyri të organizojmë këtë ekspozitë – tregon për Radio Bullgarinë Iskra Pavllova, menaxhere e galerisë “Vitra”. –Sepse ky art është i mrekullueshëm, por për fat të keq nuk ka tradita të veçanta, me gjithë së kemi shumë autorë të talentuar. Dhe veprat e ekspozuara në galeri e vërtetojnë këtë. Me vitrazhe në vendin tonë janë marrë krijuesit e njohur nga e kaluara si akad. Deçko Uzunov, Ivan Penkovi,Harallampi Taçevi, Georgi Atanasovi. Për këtë arsye në njërën prej sallave të galerisë janë prezantuar me fotografi të mëdha vepra të klasikëve, për të cilët jo të gjithë dinë, se kanë krijuar edhe vitrazhe. Nikolla Bukovi është njeri prej autorëve, që i është përkushtuar këtij arti në të ashtuquajturën periudhë socialiste. Në sallën tjetër prezantojmë veprat e 21 bashkëkohësve tanë të gjallë. Mes tyre ka dhe 5 piktorë të rinj që debutojnë, për pjesëmarrjen e të cilave gëzohemi shumë. Këta janë njerëz të rinj të talentuar dhe shpresojmë, se në të ardhmen do të punojmë me ta.”
Në fillim Iskra Pavllova ka hapur galeri në qytetin Varna. Tashmë 15 vjet ekspozon vitrazhe. Para 4 vjetëve e ka transferuar galerinë në Sofje, duke e bashkuar me atelienë e vitrazhistit Jurij Vasillev, me të cilin ka punuar në Varnë. Tregon, se rrallë herë organizojnë ekspozita, por përpiqen që ato të jenë cilësore. “Aktualisht nuk ka porosi për vizatime mbi xham në godinat publike – shton galeristja. – Më përpara institucionet shtetërore sikur kanë menduar më shumë për arkitekturën, interierin, bukurinë dhe joshjen e një godine.”
Organizatorë të ekspozitës janë Fondacioni “Xhami artistik bullgar” dhe galeria “Vitra”. Ato u janë mirënjohës institucioneve, që u dhanë mundësinë të fotografojnë pikturat mbi xham në godinat e tyre. “Deri sa bënim fotografitë, vumë re, se disa prej vitrazheve nuk janë në gjendje shumë të mirë dhe nevojiten për restaurim. Në disa vende ishin të pista. Në gjendje më të keqe ishin vitrazhet në Panteonin e Rilindësve tanë në qytetin Kotell” – vë në dukje Iskra Pavllova. Kështu ka lindur ideja që Bashkia e Kotellit dhe Fondacioni “Xhami artistik bullgar” të bashkëpunojnë për mbledhjen e mjeteve për restaurimin e tyre. Llogaria është në sajtin e Fondacionit www.bulgarianartglass.org
Ekspozita nuk ka karakter tregtar. Qëllimi i saj është edukues – të njohë para së gjithësh të rinjtë dhe fëmijët me zhvillimin e artit të pikturimit mbi xham. Ajo shoqërohet me ligjërata, workshope, vende pune për fëmijët.
Në çfarë drejtime zhvillohet sot arti i vitrazhit në vendin tonë në sfondin e kërkimeve bashkëkohëse evropiane?
“Vitrazhi ynë është modern dhe është në një hap me praktikat e tanishme evropiane – saktëson Iskra Pavllova. – Në lidhje me këtë ekspozitë u dërgova letra disa organizatave ndërkombëtare, që merren me xham artistik dhe vitrazhe. Gjetëm jehonë të mirë. Publikimi ynë doli në sajtet e asociacioneve profesioniste. Ndërsa botimi profesional Glas sis more! – revistë holandeze, publikoi tërë materialin bashkë me fotografitë për projektin tonë. Një befasi e madhe për ne ishte propozimi i Mark Angusit, piktor, i cili punon në Gjermani dhe Austri, emër me famë botërore në fushën e vitrazhit, i cili na propozoi të marrë pjesë falas në njërën prej workshopeve tona. Ky fakt vërteton edhe një herë, se autorët tanë të vitrazheve janë në një nivel të lartë.”
Deri më 12 tetor ekspozita mund të shihet edhe në stacionin e metrosë pranë Universitetit të Sofjes “Sh. Kliment Ohridski”, në pedonalen në drejtim të Urës së Shqiponjave. Planifikohet ajo të bëjë vizita edhe në qytetet Varna, Plovdiv, Ruse dhe Veliko Tërnovo gjatë vitit të ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..