Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – forca e tretë në botë në shotokan

Foto: Federata Bullgare e Shotokan Karate-Do

Shtatë medalje të arta, gjashtë të argjendta dhe dhjetë medalje të bronzta te meshkujt dhe femrat e moshës mbi 21 vjeç fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e 22-të Botëror të Shotokan Karate-Do në Poloni. Ai u organizua nga organizata Shotokan Karate-Do e Kombeve të Bashkuara (Shotokan Karate Do of United Nations (SKUN), ndër përfaqësuesit e të cilëve është dhe Federata Bullgare e Shotokan Karate-Do. Aktiviteti ishte i një niveli shumë të lartë, me pjesëmarrjen e mbi 1200 karateistëve nga 50 shtete. Për arritjen në finale mesatarisht luheshin nja 4-5 ndeshje. Bullgaria u radhit e treta për nga numri i medaljeve dhe titujve të fituar, megjithëse mjaftë sportistë pësuan trauma, i përgjithësoi rezultatet Aleksandër Sllavkov, kryetari i federatës. Kampionë botërorë te disiplina “kumite” te meshkujt u bënë Hristo Shterev (65 kg), Pllamen Kirillov (70 kg) dhe Radosllav Penov (85 kg), te femrat Nadezhda Mlladenova (55 kg), Adriana Ganeva (60 kg), Borisllava Ganeva (+60 kg),  si dhe te skuadrat e femrave të moshës mbi 21 vjeç Adriana Ganeva, Borisllava Ganeva, Llora Rusçeva dhe Kristina Svilenova. Por medaljet e arta të sportistëve bullgarë janë në fakt jo 7, por 8 – bashkë me medaljen e fituar nga Ivo Arsov në garën atraktive për veteranë, e cila është jashtë klasifikimit, saktësoi federata.

Paraqitja e mirë e vendit është rezultat jo vetëm i cilësive të sportistëve bullgarë, por edhe i politikës së Federatës Bullgare të Shotokan Karate-Do për një punë aktive me trajnerët dhe instruktorët në këtë sport në mbarë vendin. Kështu në të gjitha sallat mirëmbahet një nivel shumë i mirë teknik.

Fitore të dyfishtë në garë shënoi Hristo Shterev (65 kg), i cili përveç se u bë kampion botëror në “kumite”, u bë edhe vicekampion në kategorinë “Masters” – kategoria më prestigjioze në Kampionatin e Shotokanit. Në këtë kategori luhen paralelisht dy disiplina – “kata” dhe “kumite”, me një partner. Një detal tjetër kureshtar i garës është se për herë të parë së bashku e morën arin motrat e talentuara Adriana (60 kg) dhe Borisllava (+60 kg) Ganevi – çdo një prej tyre në kategorinë e saj. Ato kontribuuan edhe për fitimin e titullit të skuadrës së femrave.

Karateja nuk do të thotë vetëm betejë, por edhe filozofi, një sistem të lartë vlerash. Federata fillon iniciativa, qëllimi i të cilave është popullarizimi dhe zhvillimi i sportit, si dhe organizimi i aktiviteteve bamirëse, me pjesëmarrjen e kampionëve botërorë. “Këta tituj, të cilët u bënë traditë te ne nuk kanë një rëndësi kaq të madhe, megjithëse prapa tyre ka shumë punë. Duam që të bëjmë gjithnjë e më shumë njerëz për t’u marrë me këtë sport, ta ndiejnë shpirtin e karatesë, deshëm të prekim zemrat e fëmijëve të pafavorizuar – ata me autizëm, bashkë me fondacionin “I Can Too”, fondacion ky që reklamohet nga Antonio Banderas” – na tregon Dimitër Todoranov, trajneri i skuadrës kombëtare. “Ideja është që të zhvillojmë stërvitje të ndryshme demonstrative dhe të grumbullojmë mjete, që ta bëjmë jetën e këtyre fëmijëve më interesante”, shtoi Todoranov.

U bë e qartë gjithashtu se Federata Bullgare e Shotokan Karate-Do do të kandidojë për të qenë mikpritëse e Kampionatit Evropian gjatë vitit 2016.

Shotokan Karate-Do praktikohet në mënyrë të organizuar në Bullgari që nga vitet 80 të shekullit të XX-të. Në vitin 1988 u regjistrua zyrtarisht klubi i parë – “Han Asparuh”. Në vitin 1993 për ditët e kulturës japoneze për herë të parë sportistët bullgarë patën mundësi për t’u stërvitur me ndihmën e trajnerëve japonezë. Që nga viti 1996 e këtej kjo u bë një praktikë e rregullt. Që nga atëherë në vend dy herë në vit zhvillon seminare mjeshtri japonez Kato Sensej – instruktori kryesor i Asociacionit Japonez të Karatesë, mësuam nga Llëçezar Nenov – zëvendëskryetari i Federatës Bullgare të Shotokan Karate-Do.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një konkurs ndërkombëtar i dronëve po zhvillohet në Varna

FAI 2024 po mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Varnës në datat 20 dhe 21 korrik në zonën pranë fushave të lojës të parkut l pranë Asparuhovës. Ndër pjesëmarrësit janë pilotë drone nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Turqia, Letonia, Polonia, Italia,..

botuar më 24-07-21 7.30.PD

11 atletë е përfaqësojnë Bullgarinë në Lisbonë, në Lojërat Evropiane të Personave me Transplantime

Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish...

botuar më 24-07-19 6.15.PD

Presidenti dekoroi kampionet evropiane të volejbollit nga Brukseli

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të..

botuar më 24-07-17 12.07.MD