Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali i 45-të i Operës dhe i Baletit në qytetin Stara Zagora

Opera Shtetërore në Stara Zagora
Foto: BGNES

Pas një ndërprerjeje njëvjeçare në qytetin Stara Zagora rimëkëmbet Festivali i Operës dhe i Baletit. Nga data 24 nëntor deri më 5 dhjetor do të mbahet edicioni i tij i 45-të. Ky veprimtari artistike daton që nga viti 1967 dhe gjatë ekzistencës shumëvjeçare në skenën e tij prezantuan krijimtarinë e tyre yje të tillë të mëdhenj të Bullgarisë si Nikollaj Gjaurov, Rajna Kabaivanska e shumë të tjerë.

Në kuadrin e Festivalit do të hapet një ekspozitë i kushtuar piktorit të ndjerë të Operës Shtetërore të qytetit Stara Zagora – Boris Stojnov. Më shumë hollësi tregon drejtori i operës Petko Bonev: “Vite me radhë ishim kolegë me Boris Stojnovin. Ky njeri i mrekullueshëm dhe profesionist i përsosur u nda nga jeta pa kohë dhe papritmas për të gjithë ne. Kështu që dëshirojmë të shfaqim respektin tonë ndaj tij me këtë ekspozitë me vepra të tij. I kushtojmë atij edhe premierën e operës “Otello”, sepse dekoret janë vepër të tij. Personazhet kryesore do të interpretohen nga këngëtarë me përvojë të pasur. Bashkë me tenorin me famë botërore Emill Ivanov dhe baritonin e madh Ivan Konsollov do të dalë në skenë këngëtarja e re Rusalina Moçukova si Dezdemona. Në personazhin Kasio do të mishërohet këngëtari Ivajllo Jovçev, i cili u propozua për çmimin “Lira e kristaltë” të Lidhjes së Muzikantëve Bullgarë. Në programin e festivalit do të marrë pjesë edhe Opera e Sofjes, e cila do të prezantojë operën e Rosinit “Hirushja”. Opera e qytetit Ruse do të paraqesë baletin e Çajkovskit “Romeo dhe Zhulieta”. Opera e Plovdivit përgatiti një shfaqje klasike. Kjo është “Bohemi” nga Puçini.”


Në afishen e festivalit bënë përshtypje baleti “Fluturimi drejt dritës”, krijuar mbi fragmente të muzikës së kompozitorëve Çajkovski, Gershuin dhe të tjerë. Për këtë shfaqje Petko Bonevi tregon: “Ky balet do të prezantohet nga Opera e qytetit Ruse, e cila njihet me trupin e mrekullueshëm të baletit. Koreografja Sillvija Tomova bashkë me valltarët bëri një shfaqje të mrekullueshme. Si udhëheqës artistik i festivalit desha që spektatorët të kenë mundësi të shikojnë si shfaqje operistike, ashtu edhe të baletit. Për fëmijët do të prezantojmë mjuzikëlin “Lisa në botën e çudirave”.

Opera Shtetërore e qytetit Stara Zagora hapi sezonin e ri në fund të shtatorit me premierën e operës “Toska” nga Puçini. Miqtë e festivalit do të kenë mundësi të dëgjojnë këtë vepër me pjesëmarrjen e tenorit Kamen Çanev në rolin e Kavaradosit. Finali i festivalit do të shënohet me një koncert të madh me titull “Yjet e operës”. Në të në skenë do të dalin bashkë këngëtarët më të mirë operistikë të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD