Dy filma dhe një monolog teatral do të paraqiten në kinemanë e njohur të kryeqytetit “Odeon”. Përjetimi i publikut me siguri do të jetë jashtë standardeve – kjo u detyrohet veprave, krijuesit e të cilave janë Liza Boeva dhe aktori i njohur Icko Finci. Të dy janë të brezave të ndryshëm, por kanë ide të përbashkëta, të cilat i realizojnë së bashku. Liza është njëkohësisht regjisore, skenariste, operatore dhe madje montazhiste e filmave të veta. Ajo gjithmonë zgjedh tema, të cilat do të emociononin publikun e brezave dhe kombeve të ndryshme dhe shëtit nëpër botë, që t’i zbulojë të vërtetat e kërkuara. Para disa vitesh asaj i bëri një përshtypje të madhe një material amatorësh për një udhëtim të Icko Fincit. Kjo e provokoi Lizën për të bërë një seri prej filmash të shkurtër dhe fitoi një çmim. Ky ishte vetëm fillimi i bashkëpunimit të tyre krijues.
Çfarë të presë publiku këtë mbrëmje?
Përgjigja është e regjisores së re: “Do të paraqesim filmin “Vera e Mona Lizës”, i cili tregon se pse pikërisht kjo pikturë është bërë një kryevepër me famë botërore e Leonardos. Por kjo është pjesa e tretë e spektaklit tonë. Do të fillojmë me një film shumë të shkurtër të heshtur (vetëm dy minuta), me pjesëmarrjen e Ickos. Pas kësaj ka një monolog të tij teatral. Veprat shqyrtojnë çështjet “pro” dhe “kundër” miteve, a mund t’i lexojmë në mënyrën e drejtë.”
“Që prej kohe i bëj vetes pyetje të tilla – thotë Icko Finci. – Kur isha aktor i ri ëndërroja për të marrë ndonjë çmim botëror. Mendoja mbi çështjen si disa njerëz arrijnë kaq lart në zhvillimin e tyre. Atëherë kuptova se jo gjithmonë artistët e njohur dhe veprat më të njohura të artit janë më të mirat dhe më të vlershmet. Ato janë rrjedhojë e miteve, që krijohen nga publiku me kalimin e viteve. Më vonë u njohëm me Lizën dhe mësova me një befasim shumë të madh se edhe ajo mendon në të njëjtën mënyrë. Ajo kishte grumbulluar shumë informacion për pikturën e Leonardos, më tregoi disa gjëra dhe unë vendosa të marrë pjesë në këtë projekt. Udhëtonim mjaftë nëpër Francë dhe Itali, grumbulluam mjaftë material për filmin, ajo e montoi dhe përgatiti tekstin e tij. U bë një dokumentar shumë origjinal dhe interesant.”
Para se të na tregojë se pse Shejkspiri i madh merr pjesë në pjesën e dytë të spektaklit artistik, Liza na shpjegon se çfarë studimesh kanë bërë së bashku me Ickon dhe në cilin drejtim janë ato.
“Jemi duke punuar mbi temë tashmë 7-8 vjet. Shumë kohë nuk kisha akses te letërsia origjinale e Epokës së Elizabetës. Me shumë peripeci arrita akses te burimet e kërkuara, të cilat ruheshin në një bibliotekë të njohur amerikane. Shkrova një vepër akademike, kushtuar çështjes kush është Uiliam Shejkspir nga Stratford mbi Avon. Atje jap prova në përkrahje të tezës se ky personalitet real historik nuk është autor i letërsisë së shkruar nën këtë emër. I përshkruaj supozimet e mia, të cilat janë shoqëruar me fakte se kush në fakt i ka shkruar këto vepra. Kemi zhvilluar shumë bisedime në telefon me Ilia Galillovin, autorin e librit “Loja e Uiliam Shejkspirit”. Përkthyesi i librit Ljudmill Dimitrov na lidhi me shkencëtarin rus. Tezat tona përputhen, por ka dhe disa dallime. Kemi gatishmëri për të xhiruar një film për të gjitha këto gjëra dhe shpresojmë që deri në fund të vitit tjetër ta mbarojmë.”
“Më interesantja për mua është se zbuluam një afarist, i cili merret shumë seriozisht me këtë temë. Ai na tregoi se çfarë ka grumbulluar gjatë viteve dhe mori vendim për ta financuar xhirimin e filmit, xhirime të cilat do të mbahen në vendet e Shejkspirit në Angli, Itali, Danimarkë, Greqi” – shton Icko Finci.
Disa prej fakteve interesante, të zbuluara nga dy krijuesit, aktori i rikrijon në monologun e tij nën formën e një ligjërate. Ai është profesori, kurse “studentët” do të jenë shikuesit në sallën e kinemasë “Odeon”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..