Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SIDA luftohet jo me frikë, por me dituri

Foto: arkiv

Më 1 dhjetor shënojmë Ditën Botërore të Luftimit të SIDA-s. Në Bullgari për HIV-in filloi të flitet pas mesit të viteve 80 të shekullit të XX-të. Kjo sëmundje, megjithëse na frikësonte, rrallë konsiderohej si një kërcënim real. SIDA lindte madje anekdota dhe sensacione në gazetat e verdha, por asgjë në përgjithësi nuk ndryshonte. Në atë kohë autoritet ishin disi të hutuara dhe nuk e dinin se si të reagonin – nëse t’i mbyllin mbartësit e virusit në izolatorë, ose t’i integrojnë përsëri në shoqëri. Çfarë është situata sot, 30 vjet më vonë? Sipas doktoreshës Radosveta Stamenkova, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit Bullgar të Planifikimit në Familje, bullgarët ende nuk kanë braktisur mënyrën e tyre të të menduarit sa i përket SIDA-s, duke injoruar mundësinë se pikërisht ata do të ishin viktimat.

Megjithëse përhapja e HIV-it në Bullgari është nën nivelin mesatar në vendet e BE-së, numri i personave të porsainfektuar po vazhdon të rritet: në vitin 2006 rastet e reja janë 83, në vitin 2010 – 163, kurse në fillim të 2014-ës – 195. Në krye të klasifikimit janë qytetet e mëdha – Sofja, Plovdiv, Varna. Në një shoqëri, si ajo bullgare, ku prindërit nuk flasin haptazi para fëmijëve të tyre për edukimin seksual dhe në të njëjtën kohë edhe vetë ata nuk janë krejtësisht të qartë sa i përket prevencës, rruga e edukimit seksual duhet të kalojë edhe përmes shkollës. Kjo tani për tani në Bullgari mungon. SIDA mund të luftohet jo me frikë, por me dituri se si mund ta ruash njeriun pranë teje. Në këtë kuptim më i konsiderueshëm është kontributi i Programit për Prevencë dhe Kontroll të HIV-it/SIDA-s, që vepron që nga viti 2004 dhe financohet nga Fondi Global për Luftimin e SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, me fushatat e tij tradicionale kundër SIDA-s, fushatat e kabineteve dhe ekipeve mobile për konsultimet anonime dhe testet për HIV-in/SIDA-n. 65 për qind e rasteve të reja janë regjistruar në kabinetet në kuadrin e këtij Programi, saktëson drejtoresha e tij Dr Tonka Vërleva, sipas së cilës deri më 21 nëntor të vitit 2014 në vend janë regjistruar 2 025 mbartës të HIV-it. Grupi më i prekshëm është ai i burrave homoseksualë. Të tilla janë 43 për qind e rasteve të reja.

“Përqindja e rasteve të porsaregjistruara të personave-mbartës të HIV-it, që përdorin lëndë narkotikë, nëpërmjet injektimit, ulet nga 46 për qind në vitin 2008 në 11 për qind në vitin 2014. Para tri vitesh të rinjtë e moshës deri më 29 vjeç ishin më shumë se gjysma e rasteve të reja të HIV-it, në vitin 2014 përqindja e tyre u ul deri më 29 për qind. Mbi 37 mijë veta janë testuar për HIV-in vetëm në kuadrin e iniciativave verore të Programit për Prevencë dhe Kontroll të HIV-it/SIDA-s – thotë Dr Vërleva, por shton: “Si një mossukses mund të shënojë se nuk kemi arritur përparim sa i përket diskriminimit të njerëzve, që janë mbartës të HIV-it/SIDA-s.”

Shteti u siguron terapi falas nevojtarëve, pavarësisht nëse kanë sigurime shëndetësore apo jo, vë në duke Dr Vërleva. Në vend veprojnë 5 sektorë për mjekimin e pacientëve me këtë sëmundje pranë klinikave të sëmundjeve infektive në Sofje, Plovdiv, Varna, Pleven dhe Stara Zagora. Kurimi i një pacienti me statusin pozitiv të HIV-it kushton nga 5 000 deri më 7 500 euro. Dr Vërleva saktëson se 89 për qind e pacientëve, të cilët kanë filluar të mjekohen në vitin 2007, janë të gjallë dhe vazhdojnë të mjekohen. Ndër pacientët madje ka të tillë, të cilët janë diagnostikuar që në vitin 1987-1988. Çfarë po bëhet për integrimin social të këtyre njerëzve?

“Ne e përkrahim veprimtarinë e 4 organizatave joqeveritare të njerëzve, që jetojnë me diagnozën HIV/SIDA. Ato sigurojnë konsultime sa i përket terapisë dhe qëndrimit të familjes ndaj statusit të HIV-it të personave dhe sa i përket përkrahjes së tyre sociale – tregon Dr Vërleva. – Sivjet kishte një takim të madh kushtuar këtyre problemeve. Në vitin 2015 do të vazhdojë puna aktive për zgjidhjen e problemeve sociale dhe të atyre shëndetësore të njerëzve me HIV-in/SIDA-n.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD