Më 1 dhjetor shënojmë Ditën Botërore të Luftimit të SIDA-s. Në Bullgari për HIV-in filloi të flitet pas mesit të viteve 80 të shekullit të XX-të. Kjo sëmundje, megjithëse na frikësonte, rrallë konsiderohej si një kërcënim real. SIDA lindte madje anekdota dhe sensacione në gazetat e verdha, por asgjë në përgjithësi nuk ndryshonte. Në atë kohë autoritet ishin disi të hutuara dhe nuk e dinin se si të reagonin – nëse t’i mbyllin mbartësit e virusit në izolatorë, ose t’i integrojnë përsëri në shoqëri. Çfarë është situata sot, 30 vjet më vonë? Sipas doktoreshës Radosveta Stamenkova, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit Bullgar të Planifikimit në Familje, bullgarët ende nuk kanë braktisur mënyrën e tyre të të menduarit sa i përket SIDA-s, duke injoruar mundësinë se pikërisht ata do të ishin viktimat.
Megjithëse përhapja e HIV-it në Bullgari është nën nivelin mesatar në vendet e BE-së, numri i personave të porsainfektuar po vazhdon të rritet: në vitin 2006 rastet e reja janë 83, në vitin 2010 – 163, kurse në fillim të 2014-ës – 195. Në krye të klasifikimit janë qytetet e mëdha – Sofja, Plovdiv, Varna. Në një shoqëri, si ajo bullgare, ku prindërit nuk flasin haptazi para fëmijëve të tyre për edukimin seksual dhe në të njëjtën kohë edhe vetë ata nuk janë krejtësisht të qartë sa i përket prevencës, rruga e edukimit seksual duhet të kalojë edhe përmes shkollës. Kjo tani për tani në Bullgari mungon. SIDA mund të luftohet jo me frikë, por me dituri se si mund ta ruash njeriun pranë teje. Në këtë kuptim më i konsiderueshëm është kontributi i Programit për Prevencë dhe Kontroll të HIV-it/SIDA-s, që vepron që nga viti 2004 dhe financohet nga Fondi Global për Luftimin e SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, me fushatat e tij tradicionale kundër SIDA-s, fushatat e kabineteve dhe ekipeve mobile për konsultimet anonime dhe testet për HIV-in/SIDA-n. 65 për qind e rasteve të reja janë regjistruar në kabinetet në kuadrin e këtij Programi, saktëson drejtoresha e tij Dr Tonka Vërleva, sipas së cilës deri më 21 nëntor të vitit 2014 në vend janë regjistruar 2 025 mbartës të HIV-it. Grupi më i prekshëm është ai i burrave homoseksualë. Të tilla janë 43 për qind e rasteve të reja.
“Përqindja e rasteve të porsaregjistruara të personave-mbartës të HIV-it, që përdorin lëndë narkotikë, nëpërmjet injektimit, ulet nga 46 për qind në vitin 2008 në 11 për qind në vitin 2014. Para tri vitesh të rinjtë e moshës deri më 29 vjeç ishin më shumë se gjysma e rasteve të reja të HIV-it, në vitin 2014 përqindja e tyre u ul deri më 29 për qind. Mbi 37 mijë veta janë testuar për HIV-in vetëm në kuadrin e iniciativave verore të Programit për Prevencë dhe Kontroll të HIV-it/SIDA-s – thotë Dr Vërleva, por shton: “Si një mossukses mund të shënojë se nuk kemi arritur përparim sa i përket diskriminimit të njerëzve, që janë mbartës të HIV-it/SIDA-s.”
Shteti u siguron terapi falas nevojtarëve, pavarësisht nëse kanë sigurime shëndetësore apo jo, vë në duke Dr Vërleva. Në vend veprojnë 5 sektorë për mjekimin e pacientëve me këtë sëmundje pranë klinikave të sëmundjeve infektive në Sofje, Plovdiv, Varna, Pleven dhe Stara Zagora. Kurimi i një pacienti me statusin pozitiv të HIV-it kushton nga 5 000 deri më 7 500 euro. Dr Vërleva saktëson se 89 për qind e pacientëve, të cilët kanë filluar të mjekohen në vitin 2007, janë të gjallë dhe vazhdojnë të mjekohen. Ndër pacientët madje ka të tillë, të cilët janë diagnostikuar që në vitin 1987-1988. Çfarë po bëhet për integrimin social të këtyre njerëzve?
“Ne e përkrahim veprimtarinë e 4 organizatave joqeveritare të njerëzve, që jetojnë me diagnozën HIV/SIDA. Ato sigurojnë konsultime sa i përket terapisë dhe qëndrimit të familjes ndaj statusit të HIV-it të personave dhe sa i përket përkrahjes së tyre sociale – tregon Dr Vërleva. – Sivjet kishte një takim të madh kushtuar këtyre problemeve. Në vitin 2015 do të vazhdojë puna aktive për zgjidhjen e problemeve sociale dhe të atyre shëndetësore të njerëzve me HIV-in/SIDA-n.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..