Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja nuk ka nevojë për famë pa vlerë

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Në ditët kur shënojmë 80 vjetorin e Radios Kombëtare Bullgare bisedojmë me njërën prej figurave mjaft të njohura në historinë më të re të “shtëpisë së vjetër” – Rajna Konstantinova, e cila përfundoi karrierën e saj si drejtore e Departamentit për radio në Bashkimin Evropian të Radio-Televizioneve, i cili bashkon mbi 70 operatorë publikë nga tërë Evropa. E pyetëm për vendin e Radios Kombëtare Bullgare në “korin” e radiostacioneve publike evropiane.

“Gjithmonë kam ndjerë kënaqësinë të bëjë krahasime të tilla, sepse Radioja Kombëtare Bullgare qëndron shumë mirë në sfondin e radiostacioneve të tjera më të vogla apo më të mëdha në Evropë. Dua të theksoj, se BNR jo një herë është dhënë si shembull. Konkretisht për mënyrën sipas së cilës ndryshoi shumë shpejtë bazën e vet teknike, por edhe përmbajtjen dhe formatin e saj, si gjini, si qëndrim modern. Dhe më në veçanti për talentet e saj. Radioja publike bullgare zotëron aftësinë të gjejë, të krijojë dhe të ruajë talentet e saj. Me hyrjen e epokës digjitale në komunikacionet radioja jonë ishte nga të parat që kaluan në këto teknologji moderne. Shumë shpejtë njerëzit ndryshuan mënyrën për të dëgjuar radio – sot nga dhjetë veta 5 e dëgjojnë në internet. Sepse radioja tashmë është me blogje, twitter, online, web etj. Të gjitha këto radioja jonë arriti t’i realizojë pa shumë investime financiare dhe e bëri shpejtë dhe në mënyrë cilësore. Duhet të them gjithashtu, se BNR ka një prej auditorëve më besnikë dhe më cilësor, gëzon besim të lartë shoqëror. Pavarësisht nga rënia e madhe në vitet 90 të radiostacioneve private, BNR mbeti lider, me gjithë se dha shumë kuadro për pjesën më të madhe të radiostacioneve të reja.”

Radioja është media e cila edukon në modesti, thekson Rajna Konstantinova.

“Radioja nuk bërtet, se është lider. Po të bërtiste do të lodhej shumë shpejtë. Në radio nuk mund të kesh famë pa vlerë, arritje të lehta. Në radio është e detyrueshme të perfeksionohesh vet. Dhe radioja jonë arriti të krijojë gjatë viteve shumë njerëz si karaktere, si personalitete.”

Duke hedhur një shikim  mbrapa – në rrugën e saj si gazetare në drejtorinë “Transmetimet për jashtë shtetit” në gjuhën angleze dhe pas kësaj në hierarkinë e Radios Kombëtare Bullgare, Rajna Konstantinova kujton për atmosferën stimuluese të lindjes së ideve në një mjedis shumë të këndshëm kolegjial dhe miqësor.

“Ne e kishim zgjedhur sfidën profesionale të bëjmë gazetari në gjuhë të huaj. Dhe kjo na detyronte të jemi shumë të mirë, të krahasohemi me standardet më të mira botërore. Mbaj mend ndryshimin e brezave që u bë në një moment, kur erdhën shumë të rijnë, të mrekullueshëm , të entuziazmuar, mbaj mend si u ndryshuan transmetimet e mërzitshme dhe statike deri atëherë me tregime dinamike të reporterëve, me një formë më moderne ku theksi vihej mbi njerëzit. Me anën e intervistave që bënim në 12-13 gjuhë të huaj me njerëz të vendeve të ndryshme sikur tërë bota vinte tek ne. Sfida të bëhet gazetari në gjuhë të huaj, ku në qendër është njeriu, për publikun e jashtëm është diçka që shumë njerëz deri më sot nuk e kuptojnë, nuk kuptojnë çfarë përgjegjësi dhe sa aftësi kërkon kjo punë. Kam përshtypje të mrekullueshme prej të gjithë kolegëve të mi, jo vetëm të redaksisë në gjuhën angleze, sepse pak më vonë kam punuar në Zyrën qendrore të informacionit të Radio Bullgarisë. Mendoj, se kam pasur shansin e madh të kalojë rrugën time profesionale në një mjedis të tillë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD