Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Dimitrova: Ka ardhur koha е Mira e Madhe t’i bëjë ballë së keqes

Foto: arkiv personal

Elena Dimitrova është e njohur me filmat e saj dokumentarë dhe librat, kushtuar episodeve dhe personaliteteve të historisë bullgare, më konkretisht veprës së Kiril dhe Metodijt, lëvizjes së bogomilëve dhe krishterimit në tokën bullgare. Para pak kohe u prezantua libri i saj me titullin “ E mira e madhe”, që përfshin histori jetësore dhe mendime për të mirën. Ky libret na dha rasti që të takohemi me Elena Dimitrovën dhe të bisedojmë me të për një temë të dhimbshme për shoqërinë tonë, kur gjaku dhe shkelja e dinjitetit njerëzor zënë vendet e para të gazetave dhe emisioneve informative dhe duke reflektuar mbi ndërgjegjen ton ë krijojnë ndjenjën se jemi në situatë pa rrugëdalje.

Çfarë është e mira? A është ajo një nocion me shumë kuptime?  E mira për disa, a nuk do të thotë të keqe për të tjerë? Le të marrim si shembull diktatorët. Siç thuhet, rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira. A nuk ndryshon nocioni, kur e lidhim fjalën “e mira” gjatë epokave të ndryshme me përfytyrimet e popujve të ndryshëm? Jo. E mira është universale, është e bindur bashkëbiseduesja jonë.

“Esenca është: “Atë që doni njerëzit të bëjnë për ju, e bëni edhe ju për ta”, sipas Ungjillit të Lukas. D.m.th. kriteri është i përgjithshëm, i mbarë njerëzimit – thotë Elena. Në librin tim kam përfshirë një mesazh të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar – të Shën Ivan Rillskit ndaj nxënësve të tij për të mirën dhe si ta arrijnë. Ai këshillon, se është e nevojshme në një shkallë të madhe të lirohemi nga vartësia ndaj parave dhe sendeve. Sepse kjo vartësi provokon mendimet e këqija te njeriu, e shtyjnë për vepra të këqija”.

Kur bën të mirë dikujt, në fakt ti bën të mirë për veten, sepse njeriu i mirë, i cili u përkushtohet të tjerëve, pa dashje në këtë mënyrë ndërton dhe lumturinë e vet personale, është e bindur Elena Dimitrrova. Për shkak të punës së vet ajo ka vizituar tërë Bullgarinë dhe shumë vende të botës. Përshtypje të madhe i ka bërë takimi me tuaregët në Saharën e Algjerit, për të cilët e mira dhe dashuria janë në piedestal. “Atje është ulur me avionin e tij dhe Antoine de Saint-Exupéry dhe me siguri, në personazhin e Princit të vogël përmbahen elemente prej botës shpirtërore të njerëzve vendas. Për ta nuk ka vlera materiale. Për ta ka dashuri ndaj nënës, dashur midis gruas dhe burrit, miqësi”, ndan përshtypjet e veta znj. Dimitrova.

“Shumë vizita kambërë nëpër botë, por dua të them se shumë e dua Bullgarinë. Ajo ka aromën e vet interesante dhe të bukur, kur bëhet fjalë për botën shpirtërore. Mendimet më të bukura për të mirën, që kanë prekur shpirtin tim, i kam regjistruar në kohën e udhëtimeve të mia nëpër Bullgarinë dhe më në veçanti në fshatrat dhe qytetet e vogla, në bisedimet e mia me njerëz të moshuar, që kanë grumbulluar urtësinë jetësore dhe që kanë njohur gëzimin e korrjes, gëzimin të asistosh në lindjen e kalit të vogël . Është interesante si populli ynë  ndalon të keqen me anën e besëtytnive dhe riteve te ndryshme. Bullgarët duan shumë lejlekët dhe i hyjnizojnë. Kam rritur në një fshat të vogël pranë Stara Zagorës, ku prindërit e mi ishin mësues. Që nga ajo kohë kam mbajtur mend, se në asnjë rast nuk duhet të hidhet gur mbi lejlekun, sepse “nëse do të vrasësh lejlek, do të vdesë nëna jote”.  Kështu populli ynë ruan kafshët që janë të dobishëm – në bazë të kësaj frike. Këtu duhet të kërkojmë urtësinë, e transferuar nga bullgarët gjatë shekujve, ndjesinë e tyre për të mirën.

“Çdo ditë lexojmë dhe dëgjojmë në lajmet për vrasje, sikur janë diçka  fare e rregullt. Por kjo është e keqja e madhe – vazhdon mendimet e saj Elena Dimitrova. - Mendoj, që sot më shumë se kurrë deri tani, e Mira e Madhe duhet të përballet me të Keqen e Madhe. Fe të ndryshme, parti të ndryshme –  të gjitha këto janë pa rëndësi. Ne të gjithë jemi njerëz të këtij rruzulli tokësor”.

Përgatit në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD