Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Theodhorit

БНР Новини
Foto: BGNES

Javën pas Të Lidhurave të Djathit populli bullgar e quan Të dielën e Todorit, Të dielën e Kukerëve, të Dielën Tudurska... Do të befasoheni nga emërtimet e shumta të kësaj periudhe. Çdo një prej tyre është lidhur me besime, përfytyrime dhe zakone të veçanta.

Sipas besimeve popullore gjatë së Dielës së Todorit natën dalin “shpirtrat e këqija dhe gogolët”. Në disa krahina i quajnë qeniet e këqija, “Shën Todor  në kalë të bardhë dhe gjysha Tudorica”. Gjatë tërë javës zbatohen një sërë ndalesash, të cilat u përkasin kryesisht grave. Vajzat e reja nuk duhet të vonojnë në mbrëmje, që të mos i sulmojë ndonjë prej qenieve të këqija të lartpërmendura. Nuk duhet përdorur shkopinj, nuk duhet të aratohen dhe të mbillen arat, që të mos ketë vetëtima dhe breshër verën. Nuk duhet të qëndisen veshje meshkujsh, nuk lahen dhe thahen rrobat. Gjatë së Dielës së Todorit mbahen kreshmë të rrepta. Të gjitha këto kufizime e shpjegojnë emërtimin tjetër të festës – E Diela e Uritur. 

Përveç kufizimeve të përgjithshme, çdo ditë e Javës së Todorit është lidhur me ndonjë zakon dhe e ka emrin e vet.

E Hëna e Qenit, ose Dita e Kukerit është lidhur me rituale, të cilat kanë qëllim t’i ruajnë qenët nga sëmundja e tërbimit, si dhe me paradat e të ashtuquajturave “kukerë” në disa krahina të vendit. Djemtë dalin nga fshati dhe shkojnë në një vend, ku kanë përgatitur paraprakisht një djep të posaçëm, ku i lëkundin qenët tri herë. Besohet se kështu qeni nuk do të sëmuret nga tërbimi. Një zakon shumë i rëndësishëm këtë ditë është shëtitja e kukerëve. Parada të tilla organizohen edhe gjatë momenteve të tjera të ciklit festiv. Duhet shënuar se shëtitja e tyre ka karakter mbrojtës  dhe siguron pjellori dhe mirëqenie.

Ndalesat ditën e martë na mbrojnë nga thatësira, shurdhësia dhe i ashtuquajturi “ustrell” (shpirti i keq, i cili e sulmon njeriun, mjekohet me namatisje). Në disa vende gratë gatuajnë bukë, e temjanisin dhe dalin në oborr. E presin bukën te depoja e druve dhe i ftojnë retë që të hanë nga ajo, kurse verën të vijnë përsëri me shi. Në disa rajone e lyejnë bukën me mjaltë, hedhin një copë buke mbi çati, që të ketë bukë për retë. Pjesën tjetër e shpërndajnë dhe e sjellin në arë, në lumë (nga i cili besohet se ylberi pi ujë), në harman.  

Gjatë së Mërkurës së Çmendur zbatohen rituale, të cilat na ruajnë nga sëmundjet psikike.

Gjatë së Enjtes së Shushatur nuk duhet të zbatohen veprime që janë lidhur me rrotullimin, që të mos na “rrotullohet koka”, domethënë, që të mos hutohemi. Ditën e premte gratë madje nuk duhet ta prekin boshtin... Dhe kështu deri në festën e madhe ditën e shtunë – Ditën e Shën Theodhorit.

СнимкаRitualet këtë ditë e përfshinë Ditën e Shën Theodhorit në serinë e ritualeve, me të cilat populli ynë e dërgon dimrin dhe e pret pranverën. Për festimin e kësaj dite ka të dhëna që nga Mesjeta e hershme. Dita është quajtur kështu për nder të Todor Stratilatit dhe Theodhor Tironit. Në përfytyrimet folklorike ata janë bashkuar në imazhin e shenjtorit Shën Theodhor. Sipas besimeve Shën Theodhor rras një urë zjarri në tokë dhe e ngroh. Pas kësaj zhvesh nëntë palltot e tij dhe shkon te Zoti, që t’i lutet atij për verën. Shenjtori ngas kalin e bardhë dhe konsiderohet mbrojtës i kuajve. Prandaj festa e tij respektohet nga të gjithë bullgarët – për shëndet dhe për shumëzimin e kuajve. Pikërisht kuajve u janë kushtuar format dhe emërtimet e bukëve rituale – “kalë”, “thundër”, “potkua”. Dita quhet gjithashtu “Pashkët e Kalit”. Vrapimet me kuaj janë një ritual tradicional gjatë kësaj feste. Ato organizohen edhe sot e kësaj dite. Dikur çdo një familje ka marrë pjesë në to. Kuajt i kanë zbukuruar me lulet e para të pranverës. Derisa meshkujt i kanë shaluar kuajt, gratë kanë kënduar “Shën Theodhor e mbath kalin ndër livadhet e gjelbra”. Sipas traditës pas garës të gjithë kthehen së bashku në fshat. Më përpara është fituesi. Vajzat dhe djemtë hedhin një valle të madhe, kurse në qendrën e saj mbeten kuajt dhe kalorësit e tyre. Pronari i kalit më të shpejt pres mysafirë në shtëpi dhe i qeras me verë. Këtë ditë festojnë nuset, të cilat janë martuar gjatë dimrit. Për to dikur janë gatitur karavela të posaçme. Të gjithë të afërmit e nuses i kanë dhuruar një karavele të tillë, që të ketë shumë fëmijë të shëndosh. 

Dita e Shën Theodhorit është Dita e Emrit e të gjithë bullgarëve, që quhen Todor, Teodor, Bozhidar, Juliana etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD