Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari – nënë ose njerkë e bullgarëve të Besarabisë

Bullgari Mirosllav Marçev (majtas) e strehoi bullgarin etnik Vitalij Drozda në fshatin Gurkovo.
Foto: balchiktelegraph.com

Vetëm para nja njëzet vitesh jetuam me mendimin, se për Evropën lufta ka mbetur vetëm në librat historikë. Mirëpo, në vitin 1999 Jugosllavia fqinje ishte e bombarduar. Toka dalëngadalë thithi gjakun sllav, dhe si dëshmitarë të nemitur mbetën vetëm godinat e shkatërruara në qendrën e Beogradit. Dhe sikur situata u qetësua, por prapë nën ushtimën e artilerisë nisi vallja e zjarrtë e vdekjes – edhe kësaj here në afërsi të drejtë për drejtë, por tani në veri, në Ukrainë. Tema qendrore e të gjitha informacioneve u bënë të dhënat për territoret e pushtuara dhe të mbrapsura me njësinë e vetme matëse – jetën njerëzore.

“Në rajonet e konfliktit ka afro 6 mijë veta, që kanë prejardhje etnike bullgare, pra bashkatdhetarë tanë, të cilëve duhet t’u ndihmojmë”, tha në një intervistë për televizionin bTV më 12 shkurt të këtij viti ministri i jashtëm Daniell Mitov. Lidhur me këtë ai sqaroi: “Që prej kohe i kemi dhënë instruktime Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Odes dhe Ambasadës së Bullgarisë në Kiev, që me procedura të lehtësuara t’u japin viza bullgarëve etnikë”. Disa ditë më vonë nga Manastiri Trojanski “Fjetja e Hyjlindëses” deklaruan, se janë gati t’u japin strehë 60 bullgarëve nga Besarabia e Ukrainës. Edhe fshati Gurkovo në Bullgarinë Veriperëndimore shfaqi dëshirë të pranojë bashkatdhetarë tanë nga Besarabia. Lidhur me këtë kryetari i bashkisë Todor Georgiev tregon:

“Bashkëfshatarët janë njerëz tepër të zgjuar. Gjatë luftërave të viteve 1918-1919 banorët e fshatit detyrimisht u shpërngulën në Rumani. Pas çlirimit të Dobruxhës Veriore nga rumunët ata prapë u rikthyen. Kështu që njerëzit tanë vet e kanë përjetuar problemet e shpërnguljes. Ja përse tani janë tepër të ndjeshëm dhe shfaqin gatishmëri t’u ndihmojnë bullgarëve në fatkeqësi.”

Pak pasi u vendos kontakt me Asociacionin e Bullgarëve në Ukrainë, fshati pranoi mikun e parë nga Besarabia. Dhe jo vetëm shpirtin, por edhe shtëpinë e hapi para të riut Vitalij Drozda banori i fshatit Gurkovo Mirosllav Marçev. Dhe kështu ata filluan një bashkëjetesë të lumtur... Mirëpo, kjo është vetëm një shprehje përrallore, e cila nuk është e përshtatshme për situatën që ndodhi, sepse problemet që has i riu nga Besarabia janë shumë:

“Në Bullgari erdha me vizën C. Tani ndodhem këtu si një turist i zakonshëm, si një njeri, që erdhi për pushim. – tregon Vitalij Drozda. – Që të marr statusin e qëndrimit të përhershëm, dhe pak më vonë edhe shtetësinë, është e domosdoshme të kam vizën D. Kam dëshirë të jetoj këtu, sepse këtu janë rrënjët e mia.”

Kryetari i bashkisë së fshatit, i cili i ndihmojë Vitalijit në plotësimin e dokumenteve, sqaron: “Ambasada e Bullgarisë u jep bullgarëve nga Besarabia vizat C, zgjatja e të cilave është tremujore. Nga Dikasteri “Migracion” kërkojnë nga Vitaliji vizën D, që t’i japin atij dëshmi për qëndrim të përkohshëm. Jam me shpresë, se ato paqartësi do të sqarohen pasi me këtë problem u angazhua Parlamenti dhe Këshilli i Ministrave”. Në Ukrainë Vitalij ka bashkëshorte dhe një fëmijë njëvjeçar. Ai pret me padurim që edhe ato të vijnë në Bullgari. Mirëpo, që të bëhet kjo ai duhet të gjejë punë, që të stabilizohet. Në të njëjtën kohë me vizën e lartpërmendur C, nuk e ka të drejtën të punojë. Tani ai iu shpreson vetëm ndihmës së mikpritësit të tij të moshuar. Në këtë sfond deklarata e Agjencisë së Bullgarëve Jashtë Shtetit, se në rast keqësimi të situatës në Ukrainë, “bullgarët, sidomos më të rinjtë, mund të emigrojnë në Bullgari”, mbetet si një fjali plotë fjalëve të kota.

Pse bullgari Mirosllav Marçev nga fshati Gurkovo pranoi bullgarin etnik dhe cilat janë problemet, që has, tregon vet ai:

“Vendosa t’i jap strehim një njeri në fatkeqësi, i cili jo vetëm që dëshiron të shpëtohet nga lufta, por ka edhe prejardhjen bullgare. Gjyshja e tij në kohën e Luftës Ruso Turke të viteve 1877-1878 iku në rajonin Zaporozhie. Sot ky njeri i ri është i detyruar të kthehet prapë në trojet e stërgjyshërve. Por problemet janë të shumta. Kur i ndihmuan të vijë këtu, nuk i shpjeguan se pa vizën D, nuk mund të mbetet në Bullgari më se 3 muaj. Ndërsa ditët kalojnë. Ai është këtu prej më se 20 ditësh. Dhe megjithëqë unë përpiqem t’i ndihmoj me sa kam mundësi, ky njeri i ri nevojitet punë dhe mjete. Familja e tij shes pronën për para të vogla, që të grumbullojë mjetet e domosdoshme, që të vijë këtu. Afro 2 500 euro janë ë domosdoshme për sigurimin e të gjitha dokumenteve dhe për marrjen e vizës D. Erdhën përfaqësues të shumë mediave, që të informojnë për situatën, por deri tashti nuk ka asnjë zgjidhje të kësaj çështjeje të koklavitur.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD