Më 20 mars – Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, në Kuvendin Popullor është organizuar një Konferencë interesante bullgaro-franceze “Kultura, inovacionet, zhvillimi”, kushtuar rolit të industrive kulturore në zhvillimin e qytetit modern. Ndër organizatorët e saj janë Ministria e Punëve të Jashtme, Instituti Francez dhe Bashkimi i mbajtësve të Urdhrit francez të palmave akademike.
Kryeqyteti bullgar Sofja mund të lavdërohet me një zhvillim të shpejtë të industrive kulturore kohën e fundit, pjesa e të cilave arrin në 8% prej PBB të qytetit, që është shumë mbi nivelin mesatar për Evropën prej 4,4%. Le të rikujtojmë, se për industri të tilla konsiderohen kinemaja, softueri zbavitës, arkitektura, dizajni, zanatet, turizmi kulturor etj. Vrulli i aktiviteteve kulturore në Sofje që vihet re gjatë viteve të fundit është frytë e dorës së zgjatur të Bashkisë ndaj propozimeve inovative të shoqatave civile, që bashkojnë para së gjithësh krijues të rinj si “Transformatorë”, “Zona Cultura”, “Open Arts”.
Bëhej fjala për politikë të Bashkisë, na siguron Zëv/kryebashkiaku mbi kulturën në kryeqytet Todor Çobanov: “Kjo është pjesë e filozofisë sonë, e cila nga viti 2013 është përfshirë në Strategjinë 10 vjeçare për zhvillimin e kulturës. Besojmë fortë në të ashtuquajturin qëndrim nga poshtë – sipër dhe krah për krah me shoqërinë civile kërkojmë zgjidhjet më të mira. Presim që shoqatat civile vet të identifikojnë sferat problematike të qytetit, të iniciojnë projekte dhe ide të cilat ne të mbështetim. Bëhet fjalë për ish objekte industriale dhe të infrastrukturës. Dhe zgjidhjet më të mira për transformimin krijues të këtyre zonave erdhën pikërisht nga formacionet civile.”
Në periudhën 7 vjeçare që startoi të programeve evropiane për një konkurrencë më të mirë, industritë kulturore tashmë janë përfshirë në masat për nxitjen e krijimit të cluster-ave dhe inkubatorëve.
“Një shembull interesant, vë në dukje zoti Çobanov, është e ashtuquajtura “Zona Kultura”, e cila zhvillohet me etape në një ish fabrikë të madhe. Rezultati u arrit në saj, qe ne vite me radhe mbështetnim nismën “Sofja merre frymë”, Këto panaire për nga formati i tyre, aktivitetet nëpër rrugët e kryeqytetit i bashkuan të rinjtë, u krijua një model i qëndrueshëm i bashkëveprimit të tyre.”
Pritet përvetësimi në mënyre kreative edhe i një pjesë të sheshit para Stacionit qendror të trenave. “Zhvillojmë bisedime me trupa teatrale rinore, me organizata të koleksionistëve të retro-automobilave dhe bashkë me shoqërinë civile kërkojmë zgjidhjen më të mirë” – saktëson Zëv/kryebashkiaku. Praktika të tilla janë të njohura edhe në qytetet e mëdha evropiane. Zoti Çobanov ka pasur mundësinë të njihet me eksperiencën e Marsejës në këtë fushë.
“Si në prej shembujve më të suksesshëm konsiderohet e ashtuquajtura “Fabrika për kulturë”, e krijuar në një uzinë të braktisur të duhanit në Marsejë. Në saj të energjisë së një koalicioni të madh organizatash krijuese ajo shndërrohet në një prej modeleve më të mira në Evropë. Kjo “Fabrikë për kulturë” tashmë është jo vetëm me pavarësi të plotë financiare, por ofron përvojën e vet operatorëve të ndryshëm në mbarë Evropën”.
Rezultat i iniciativës krijues civile është dhe përfshirja e Sofjes në rrjetin botëror të qyteteve kreative të UNESKO-së, me theks mbi kinemanë. Këtu meritë të veçantë ka Festivali i filmit të Sofje – Sofja Film Fest, të krijuar përpara rreth 20 vjetësh dhe të cilin revista “Variety” e cilëson si me influencë shumë të madhe.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..