Në prag të sezonit të ri të garave motoçiklisti më i mirë bullgar Martin Çoj pati takim me mediat. Në intervistat ai foli për planet që ka gjatë vitit 2015. Martin Çoj ka lindur më 1984 dhe gjyshin e ka korean, nga vjen mbiemri i tij. Garuesi ka merituar 24 tituj nga kampionatet bullgare dhe evropiane. Në moshën e fëmijërisë Martin ka ushtruar disiplinën e Taekwondo-s dhe është me rrip të zi. Mirëpo, shpejt është pasionuar pas motoçikletave. Të atit Ginam Çoj po ashtu i pëlqejnë motoçikletat. Për herë të parë Martin është hedhur në garë motoçiklizmi në vitin 1997 kur ka qenë vetëm 13 vjeçar. Sot Martin Çoj është një profesionalist i vërtetë i këtij lloji të sportit.
“Para çdo gare bëjë trajnime në nivel të lartë. 10 vitet e fundit në Kampionatin e Evropës Lindore nuk kam analogji. Besoj se dhe sivjet do të jem shumë i shpejtë si më parë”.
Ç’ka të re rreth sportistit të shpejtësisë së lartë?
“Sivjet në Kampionatin Evropian do të marr pjesë në kategorinë “Superbike”, gjë për të cilën ëndërroj prej 7-8 vjetësh, thotë Martin Çoj. – Deri tani garoja në kategorinë “Superstock”, ku arrita rezultate shumë të larta 4 vitet e fundit. Fitova titullin e kampionit evropian, dy vende të dyta dhe një vend të tretë. Tani do ta sfidojë veten time – me garues të rinj dhe në një kampionat të ri.”
Motoçiklisti bullgar garon me numrin 77 që mund të shihet si në motoçikletën dhe kaskën e tij, ashtu dhe në tatuazhin e dorës së tij.
Kampionati i Evropës Lindore i Motoçiklizmit fillon më 17 prill në Seres të Greqisë. Pas trajnimeve në Greqi dhe Spanjë, Martin Çoj ndihet mjaft i fortë për ta fituar garën. “Besoj se në turin e parë do të jem në gjendje të mirë fizike siç isha vitin e kaluar. Atëherë në Kampionatin Botëror në Francë fitova vendin e tertë së bashku me skuadrën e BMW-s, Gjermani”.
“Gjatë nëntorit dy motoçikletat e mia i dërgova në servizin MBW në Çeki ku ishin kontrolluar tërësisht që t’i përshtaten kategorisë “Superbike”. I testova ato dhe mendoj se jam krejtësisht i përgatitur për turin e parë”, vë në dukje Martin Çoj.
Përveç 6 tureve të Kampionatit të Evropës Lindore ku Martin do të garojë, ai do të marrë pjesë po ashtu në 4 turet e Kampionatit Kombëtar të Motoçiklizmit dhe në 12 turet e Kampionatit Evropian.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të..